Author: admin

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së. Kosova Fituese gjithandej po merr mbështetje të jashtëzakonshme. Pas Gjilanit dje, edhe Istogu sonte dëshmoi se është rreshtuar krah Kosovës Fituese. Me Bekë Berishën, Ukë Blakajn, Gentiana Gashi-Pepaj dhe Frashër Brahimaj, Istogu ka mundësinë ideale për të pasur përfaqësim serioz dhe dinjitoz në Kuvendin e Kosovës. 137  për Kosovën Fituese!

Read More

Në Zhegër, Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, u takuan dhe bashkëbiseduan me aktivistë dhe banorë të fshatit në frymën dhe entuziazmin e 9 shkurtit. Përkrahja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti po rritet çdo ditë anë e kënd vendit. #cepmëcep

Read More

Lutfi Haziri: Dashnia po e shpëton Gjilanin, falënderim deri në përulje qytetarëve të lagjes “Baja” për këtë përkrahje masive Kudo që po shkojmë, mbështetja qytetare po rikonfirmohet ndaj listës LDK-në nga Gjilani, të cilët janë personalitete me kredo, integritet të lartë e pêrfaqësuesit më të mirë e më të denjë të interesave të Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës, duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore. Me besim në Zot, familje e shtet, më 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin tonë në ardhje. Para të pranishmëve ka adresuar mesazhin edhe Fitim Guda,…

Read More

Në Gjilan është mbyllur festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, i cili ka zgjatur shtatë ditë rresht, nga 22 deri më 28 janar 2025. Në mbrëmjen e fundit është dhënë shfaqja “Jam unë ajo” nga produksioni “Bon”, që mban firmën autoriale të dy dramaturgeve, Vamira Thaqi e Dituri Neziraj. Ndonëse e paraparë për një numër të caktuar të publikut për shkak të hapësirës së kufizuar në skenën e vogël, interesimi ka qenë mjaft i madh. Kjo mbase ka ardhur si rrjedhojë nga vet paralajmërimi se shfaqja është e predestinuar për audiencën +18, ndaj pikërisht kjo duket të ketë “ngacmuar’…

Read More

Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR, kanë zhvilluar një ushtrim qitjeje me armët e tyre individuale. Këto aktivitete stërvitore u mundësojnë ushtarëve të përmirësojnë teknikat e tyre të shënjestrimit dhe përdorimit të armëve, thuhet në njoftimin e KFOR-it. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. “KFOR…

Read More

Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim…

Read More

Lutfi Haziri: EUROMODEL-i, model i fabrikës për përpunimin e drurit në Kosovë, e suksesshme me eksport edhe në shtetet e BE-së. Mbështetja për zhvillimin e biznesit është mundësi e madhe për të rritur punësimet. Atyre shteti duhet t’u krijojë mundësi, lehtësira ligjore e siguri për funksionim të suksesshëm. Bashkë me kolegët nga Gjilani, kandidatë për deputetë, u zotuam për përkrahjen maksimale të shtetit për këtë fabrikë e për bizneset gjilanase, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje. Nuk mund të tolerohen politikat e këqija të cilat u kanë krijuar vështirësi bizneseve gjilanase e kosovare. Ndryshimi…

Read More