- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Mbahet takimi publik në Kmenicë për projektin: “Ndërtimi i objekteve të pashfrytëzuara komunale dhe adaptimi i tyre në bujtina malore
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka mbajtur takimin publik për projektin: ‘Ndërtimi i objekteve të pashfrytëzuara komunale dhe adaptimi i tyre në bujtina malore në zonat rurale të Kamenicës: Feriqevë, Kranidell, Desivojcë. Të pranishëm në këtë konsultim ishin Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, zyrtarë nga kjo drejtori, zyrtarë komunal, arkitekti Ermal Canaj, qytetarë, OJQ dhe të tjerë. Takimin e hapi Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ku tha se këto tri vende janë përzgjedhur së pari që të jenë pjesë e këtij pilot projekti. “E kemi në planifikim të adaptojmë objekte komunale të pashfrytëzuara në veprimtari ku mendojmë që Komuna…
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.01.2025 – 06.02.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tetëdhjetë e një (1581) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i gjashtë (6) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës. Parkimi i paligjshëm në trotuare jo…
Me datë 06 shkurt 2025, është mbyllur afati për aplikimet në Programin Erasmus+ CBHE (Capacity Building in Higher Education), ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimin e mundësive për studentët dhe stafin e tij. Këtë e ka bërë të ditur Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe mirëkuptimin nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku. Prorektori Leka njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar dhe janë angazhuar gjatë periudhës sa ka qenë i hapur…
Prokuroria në Gjilan ka ndaluar 3 persona, parashtruar 1 kërkesë për paraburgimin e 1 personi si dhe ngritur 6 aktakuza ndaj 6 personave
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për…
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 368 tiketa trafiku në mbarë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Në këtë periudhë kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur: 28 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Kamenicë pasi kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë. Bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Si dëshmi është konfiskuar një boks i metalit që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në mungesë kuorumi, dështon sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë
Për të pestën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë. Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë. Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit…
Në Uglar, entuziazmi i fitores shprehet në fytyrat e banorëve. Ngrohtësisht u pritën në Uglar Kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Liza Gashi. Në tubim u diskutua për progresin e arritur në Republikë dhe mobilizimin për 9 shkurt, e për punët e mira që do të realizohen nga qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Gjithandej, kudo që shkojmë, pritja është e përzemërt e vullneti i madh për ditët e mira që po vijnë për vendin tonë. Cep më cep me 118
Në Arbëri si në çdo lagje, cep më cep me numrin 118. E madhe është gatishmëria qytetare për të marrë pjesë në tubimet tona, dhe e madhe është mbështetja për Lëvizjen e popullit anë e kënd. Në tubimin që mbajtëm në Arbëri, kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët Liza Gashi, Ismajl Kurteshi, Arijeta Rexhepi dhe Labinotë Demi Murtezi folën për mobilizimin për 9 shkurt, ditën kur festojmë fitoren tonë të madhe. 500 mijë zemra do të rrahin si një, të dielën e referendumit.
Lutfi Haziri: Gjilani është plot dashni për LDK-në! Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë!

