Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve. Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve. Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave. Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha…

Read More

Në mungesë të lirisë së shprehjes, shqiptarët në Kosovë, që me dekada të tëra ishin nën pushtimin ish-jugosllav kanë gjetur forma e mënyra për të përcjellë mesazhe, qëndrime, identitetin e vet e për t’iu kundërvënë ish-sistemit. Një mesazh të tillë e ka edhe titulli i shfaqjes “Krejona” (K(osova) R(epublikë) e jona), emër që paraqet vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të pasur Republikën e tyre, vullnet që u shpërfaq në fillimvitet e 80-ta. Pikërisht në këtë temë, në mbrëmjen e parafundit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2025” është dhënë Shfaqja “Krejona” që është prodhim i Teatrit “Bekim…

Read More

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të organizatës zvicërnae ‘Swisskontakt’ me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona. Leka duke falënderuar organizatën ‘Swisskontakt’ theksoi së deri më tani ka pasur bashkëpunim tejet të mirë në disa projekte. “Sapo u mbyll një cikël i frytshëm bashkëpunimi me organizatën zvicerane Swisskontakt, dhe gjatë takimit të fundit, u dakorduam per një marrëveshje të re! Biseduam për ecurinë e projektit aktual, si dhe për një hap të ri…

Read More

Lutfi Haziri: Fabrika për përpunimin e metaleve “RB Metal” në Gjilan dhe fabrika për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekuese aromatike “Natyra” në Stanishor, janë biznese familjare të sukseshme. Kanë filluar prej zeros dhe kanë arritur te operojnë suksesshëm duke krijuar vende pune. Kanë nevojë për dorën e shtetit, dhe në kuadër të qeverisjes së LDK-së, zotohemi për mbështetje maksimale për operim sa më të suksesshëm. Ju përgëzojmë për sukseset e mëdha dhe për gjenerimin e shumë vendeve të reja të punës! Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe tanë Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen më 9 shkurt!

Read More

Po vazhdojnë investimet për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se do të ketë ujë të pijshëm për çdo shtëpi në Gjilan me një investim prej 15 milionë eurosh. “Edhe një lajm tjetër i mirë për Gjilanin. Projekti madhor që pritet të fillojë, garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë qytetarët”, tha Hyseni. I pari i komunës shtoi se ky projekt përfshinë rrjet të ri ujësjellësi, gypa kryesorë dhe dytësorë për ujë të bollshëm në çdo lagje. Rezervuar të ri 3500 m³ në Përlepnicë,…

Read More

Lutfi Haziri; Fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, brendi unik Made in Kosova, është krenaria e Gjilanit. I përgëzova për sukseset e mëdha në tregun vendor dhe për eksportin në shtetet e BE-së, duke qenë storie suksesi prej prodhuesi. Prodhuesit vendorë janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar, prandaj në kuadër të programit “Rruga e Re”, do ta kenë mbështetjen e fuqishme të shtetit, pêr operim sa më të suksesshëm e për krijim të vendeve të reja të punës. Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën e Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen!

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, z. Remzi Azemi dhe prokurori nga Departamenti për Krime të Rënda, z. Isuf Sadiku. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor. Të pranishmit u dakorduan që në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat…

Read More

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe shumë prej nesh ndihen të mbingarkuar kur bëhet fjalë për të marrë masa për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Por lajmi i mirë është që nuk ke nevojë për orë të gjata stërvitjeje apo dieta ekstreme. Ndonjëherë mjaftojnë disa ndryshime të thjeshta për të bërë diferencën. Një nga gjërat më të lehta që mund të bësh? Eliminimi (ose kufizimi i rreptë) i disa ushqimeve që i bëjnë keq zemrës. Ja cilat janë ato: 1. Proshuta Për dashamirësit e proshutës, ky lajm mund të jetë paksa i hidhur:…

Read More