- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
Author: admin
Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së re te Kodra e Dëshmorëve, që e bënë më të lehtë dhe më të shpejt vajtje-ardhjen nga qendra e qytetit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen. Ai tha se Kodra e Dëshmorëve, është vendi ku pushojnë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Sipas tij me 194 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, rruga e re te Kodra e Dëshmorëve do të lehtësojë qasjen në këtë vend historik ku prehen gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën. “Një projekt që nuk…
Kryetari Hyseni nderohet nga Forumi “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”
Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se patën kënaqësinë dhe nderin të mirëpresin një delegacion të veçantë nga Shqipëria, i përbërë nga personalitete të shquara në fusha të ndryshme. Në këtë vizitë morën pjesë: Prof. Dr. Av. Astrit Memia, kryetar i Forumit “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”. Bislim Hoti, ish-nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Idriz Brahimaj, Kryetar i KIKK. Lulëzim Kryeziu, humanistë nga Zvicra. I pari i komunës shtoi se ky takim shërbeu si një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëpunimi mbi vlerat kombëtare, rolin e diasporës dhe promovimin e imazhit shqiptar…
Kuvendi nuk e procedon kërkesën e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e parë të rregullt për vitin 2025, ka miratuar raportet e punës së komiteteve për vitin 2024, planet e punës së komiteteve për vitin 2025, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, të cilin e ka paraqitur Blerim Haziri (VV), kërkesën e NPL Stacioni i Autobusëve për mbështetje financiare në shumën prej 207 mijë euro për shkak të vështirësive të funksionimit pas fillimit të punimeve aty deri në përfundimin e këtij projekti, të cilën e ka prezantuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Burhan Isufi, sikurse edhe kërkesën e…
Me aktivitete të shumta të organizuara nga Komuna e Gjilanit, është shënuar 17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, zyrtarë e këshilltarë komunalë, artistë dhe qytetarë nga vise të ndryshme shqiptare gjatë gjithë ditës kanë marrë pjesë e festuar në një varg aktivitetesh. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Ditën e 17 Shkurtit e nisën me një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku u përkujtua rruga e gjatë dhe sakrificat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Kjo seancë ishte një…
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Klubin e Shahut ‘Dardana’, kanë organizuar ‘Turneun e Shahut’, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me emocione të mëdha 56 shahist në heshtje ishin koncentruar në lojë. E pavarsisht kësaj vetëm disa triumfuan si: Vendi i parë: Endrit Uruçi Vendi i dytë: Muhamet Asllani Vendi i tretë: Alban Krasniqi Vendi U 18: Alaudin Shtavica Ndërkaq shahisti më i mirë i Kamenicës u shpall: Mevlud Kryeziu. /GJILANI INFO//
Në Junik u zhvillua turneu tradicional i pingpongut “Dita e Pavarësisë”, një garë e organizuar nga Klubi i Pingpongut Juniku, nën përkujdesjen e Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK). Ngjarja nisi me intonimin e himnit kombëtar, pasuar nga fjalimi i nënkryetarit të FPPK-së, Qamil Vishaj. Hapjen zyrtare të turneut e bëri kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Gjatë garës pati ndeshje mjaft të mira dhe surprizuese. Në kategorinë e vajzave, finalja u zhvillua mes Lenë Osmanit dhe Loresa Imerit, ku Osmani arriti të triumfojë me rezultat 2-0. Vendi i dytë i takoi Imerit, ndërsa Taibe Ruli dhe Shega…
Këtë të hënë më 17.02.2025, në nderim të 17- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është zhvilluar një turne futbolli i Veteranëve të Futbollit, në të cilin kanë marrë pjesë ekipe nga trevat shqiptare, si Drenica nga Skenderaj, Kumanova, Drita dhe Gjilani. Në fillim të turneut, Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit pasi ka përshëndetur veteranët e klubeve pjesëmarrëse dhe veteranët e tjerë të pranishëm, ka thënë se këta futbollistë të njohur të dikurshëm po takohen në një ditë shumë të rëndësishme siç është 17 – vjetori i Pavarësisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e të gjitha atyre që kanë kontribuar…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me satfin e tij udhëheqës, asambleistë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të OVL-UÇK dega në Kamenicë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, zyrtarë komunal dhe të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë. Këto homazhe janë bërë në shëmin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për të nderuar dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirinë të cilën e gëzojmë sot./GJILANI INFO/
“Gëzuar Pavarësia e Kosovës”, ka uruar, Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit, i cili bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, me rastin 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Mirënjohje për të gjithë të gjallët që luftuan e kontribuuan për lirinë dhe shtetin tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve”, ka thënë Rashiti./GJILANI INFO/
Gagica: Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë e nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi
Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka thënë se në këtë ditë të shënuar, kujtojmë e nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi. “Përulemi përballë heroizmit dhe sakrificës të atyre që luftuan dhe dhanë jetën për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës. Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /GJILANI INFO/

