Policia e Kosovës, bëri me dije sot, se për 24 orë, janë shqiptuar 1 mijë e 963 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë evidentuar disa aksidente trafiku rrugor, prej tyre 28 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.
Njoftohet poashtu edhe për arrestimin e 19 personave.
Ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


