- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Nazim Gagica nominohet kandidat për kryetar komune, deklarohet se do të angazhohet për një Gjilan ndryshe!
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sajë, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në mesin e tyre edhe kandidaturën e Nazim Gagicës, i cili ka marr besimin e kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit. Gagica ka njoftuar qytetarët e Gjilanit, aktivistët dhe strukturat drejtuese të AAK-së për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të cilën edhe iu besua dhe u nderua me nominimin kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit. “Për mua ishte një moment i…
Njësia e Zjarrëfikësve sot ka pranuar një donacion nga donator Refik Ramiz Latifaj nga Hogoshti. Donatori Latifaj u dhuroi unifroma zjarrëfikësve, për ta mbështetur punën e tyre. Drejtori i Shërbimev Publike, Ambientit, Inspektoratit dhe Emergjencave, Zotrim Kastrati, ka falënderuar donatorin Latifaj, duke thënë se donacionet e tilla ndihmojnë shumë punën e vështirë të cilën e kanë zjarrëfikësit./GJILANI INFO/
Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë ka intensifikuar përgatitjet në terren për këtë proces të rëndësishëm bujqësor. Drejtori i drejtorisë, Naim Pira, së bashku me zyrtarë komunalë, kanë vizituar sot mullinjtë në territorin e komunës së Vitisë, për të parë nga afër përgatitjet që janë duke u bërë për grumbullimin e grurit nga fermerët. Gjatë kësaj vizite, është konstatuar se shumica e mullinjve janë të gatshëm për të pranuar grurin, ndërsa janë dhënë edhe udhëzime shtesë për mbarëvajtjen e këtij procesi. Drejtori Pira njoftoi se është formuar…
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë mbajtur takim me operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit e kontratave të projekteve. Në këtë takim është diskutuar lidhur me ecurinë e punëve në realizim të projekteve. Kryetari Rahimaj ka kërkuar informata nga operatorët ekonomik dhe menaxherët e mbikëqyrësit kontratave për projektet e realizuara. Ndër të tjera janë diskutuar edhe sfidat e problemet që mund të hasen në realizim të projekteve kapitale. Kryetari Rahimaj u ka ofruar mbështetje të plotë operatorëve ekonomik duke u ofruar zgjidhje për problemet që kanë, në…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim ekipin e ri ndërlidhës të KFOR-it Amerikan që do të veprojë në këtë komunë. Në këtë takim, togeri i mëparshëm i ekipit ndërlidhës e njoftoi kryetarin Haliti me përbërjen e re të ekipit, i cili do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet komunale dhe komunitetin në Viti. Nga ana e tij, kryetari Haliti e informoi ekipin e ri për të arriturat, projektet dhe sfidat aktuale në komunën e Vitisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in në funksion të sigurisë dhe stabilitetit. Me rastin e…
Është mbajtur sot e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila u kryesua nga zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Gjatë këtij takimi, gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe stabile, pa incidente që do të cënonin rendin dhe sigurinë publike. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, prezantoi raportin mujor të situatës së sigurisë, duke theksuar se është shënuar rënie e ndjeshme e rasteve të dhunës në familje, si dhe e rasteve të vjedhjeve. Sipas komandant Halilit, gjatë kësaj periudhe është vërejtur rritje e numrit të gjobave në…
Po vazhdon shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese e parqeve në qytetin e Gjilanit. Së shpejti secila lagje do të ketë hapësirë gjelbëruese, ku qytetarët mund të relaksohen. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së shpejti, edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit, duke e çuar në 12 numrin total të parqeve të ndërtuara në vetëm katër vite. “Në të njëjtën periudhë janë ndërtuar 15 terrene sportive e gjithsej 21 kënde lojërash”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se marrëveshja me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, tashmë është nënshkruar dhe shumë shpejt çdo lagje…
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka nënshkruar marrëveshje me drejtoreshën Jehona Rexha nga APRK. Sipas drejtoreshës Leka kjo marrëveshje përfshin aftësim profesional për të rinjtë, trajnime të certifikuara dhe të njohura ndërkombëtarisht, duke krijuar mundësi reale për zhvillim personal dhe profesional. “Gjithashtu u dakorduam për vazhdimin e programit të praktikës me pagesë për të rinjtë, ndërsa thirrja publike veç se është e hapur. Bashkëpunimi ynë me APRK-në ka vazhduar tashmë për dy vite me projekte të suksesshme, dhe me këtë marrëveshje të re, synojmë ta forcojmë edhe më shumë këtë partneritet në shërbim të të rinjve dhe…
Investime milionëshe janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjitha fushat e lagjet e Komunës së Gjilanit. Projekte madhore po realizohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale. Po ndërtohet Stacioni i Autobusëve, Kult Qendra, rruga “Hamdi Kurteshi”, Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, po rinovohet Palestra e Sportit, me 1 korrik do të vihet gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ka nisur banimi i përballueshëm dhe social, Stadiumi i Qytetit dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha janë 45.78 milionë euro investime për Gjilanin.…
Sadbere Gagica Spahija Deri në ikjen e pafund Këmbëzvarrë do të ndjek Sytë e mi s’dua të shohin Se shpirti më djeg BUZË NJË SHELGU Do të ulem galuc Të flas më veten në vetmi Do ta lus Zotin të të bëj yll Zjarr të pashuar në sytë e mi NËSE … Do të qaj si foshnjë Lë të pikoj ky lot si shi Në atelie piktori do hy tinëzisht Ta ruaj portretin për sytë e mi E DI Një herë ka shpërthyer si lumë Kjo zemra ime si matanë grilave Mu si lule zambaku me aromë jete Më…

