Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Që nga viti 2018 protestohet kundër tij, por Vuçiqi nuk jep dorëheqje – Radoiçiqi e mban në pushtet
Opinione

Që nga viti 2018 protestohet kundër tij, por Vuçiqi nuk jep dorëheqje – Radoiçiqi e mban në pushtet

adminBy adminJuly 4, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Perëndimi nuk duhet ta mbështesë një njeri të tillë

Vazhdojnë protestat në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Shumëkush e ka vlerësuar Vuçiqin si të moderuar, mirëpo realiteti flet të kundërtën. Ai po del të jetë edhe më diktator se Sllobodan Millosheviqi.

Le të kujtojmë se ish-presidenti Millosheviq dha dorëheqje më 7 tetor 2000, pas presionit të madh popullor dhe protestave masive që pasuan zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit 2000 në Jugosllavi. Pra, vetëm dy javë protesta dhe ai dha dorëheqjen, ndonëse fillimisht refuzoi ta pranonte humbjen përballë kandidatit opozitar Vojisllav Koshtunica. Më pas, përballë revoltës së madhe qytetare dhe ndërhyrjes së institucioneve të sigurisë, ai u detyrua të tërhiqej.

Ndërkohë, Vuçiqi po përballet për herë të katërt me protesta që kërkojnë largimin e tij. Fillimisht, më 2018, protestat nisën pas sulmit fizik ndaj politikanit opozitar Borko Stefanoviq dhe zgjatën sporadikisht deri në vitin 2020. Vuçiqi nuk dha dorëheqje. Pastaj, në korrik të vitit 2020, shpërthyen protesta kundër izolimit që qeveria serbe kishte shpallur për shkak të pandemisë. Edhe pse pati përplasje të dhunshme, Vuçiqi sërish nuk u largua.

Më tej, protestat kundër tij u intensifikuan në maj të vitit 2023, pas dy sulmeve të armatosura në Beograd, ku mbetën të vrarë shumë persona. Dhe së fundmi, pas zgjedhjeve të dhjetorit 2023 dhe në shkurt të vitit 2024, protestuesit kërkuan dorëheqjen e Vuçiqit për shkak të manipulimeve të pretenduara me votat.

Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehimi betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Por Vuçiqi nuk jep dorëheqje, duke u treguar më autoritar se Millosheviqi, dhe duke e vendosur pushtetin mbi çdo gjë.

Prandaj, Perëndimi nuk duhet ta mbështesë një njeri të tillë, i cili tregohet agresiv ndaj Kosovës dhe tenton të destabilizojë situatën në rajon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

April 21, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.