- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Gjatë kontrollit të një shtëpie në Artanë, Policia ka gjetur dhe sekustruar një armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve./GJILANI INFO/
Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk ka demokraci pa barazi dhe pa përfaqësim të drejtë të grave
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka marr pjesë në takimin e përbashkët me OSBE-në dhe përfaqësues institucionalë e shoqërorë, ku u bisedua lidhur me temën, dhuna ndaj grave në politikë dhe jetën publike – një sfidë që prek themelin e demokracisë. “Në emër të Komunës së Gjilanit, pata nderin të jem pjesë e një tryeze të rëndësishme ku u diskutua dhuna ndaj grave në politikë dhe jetën publike – një sfidë që prek themelin e demokracisë”, tha Morina Bunjaku. Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se bashkë me pjesëmarrësit, nënshkruan deklaratën kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën…
Arrestohen në Gjilan edhe dy persona të dyshuar për shpërlarje parash dhe vjedhje të identitetit
Për shpërlarje të parave dhe vjedhje të identitetit që ishte raportuar më 06.05.2025 në Polici e cila vepron në Gjilan, janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar. Të njejtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia për rastin./GJILANI INFO/
Drejtoresha Leka: Ndaj dhunës së grave në politikë dhe jetën publike duhet të ndërimirren veprime konkrete
Drejtoresha e Zuvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka marr pjesë në panelin e organizuar nga OSBE lidhur me dhunë ndaj grave në politikë dhe jetën publike. Drejtoresha Leka në këtë panel ka theksuar rëndësinë e marrjes së veprimeve të duhura dhe politika konkrete për dhunën ndaj grave. “Ishte kënaqësi dhe përgjegjësi të jem pjesë e panelit të organizuar nga OSBE, përkrah deputeteve dhe përfaqësueseve të institucioneve, ku diskutuam për dhunën ndaj grave në politikë dhe jetën publike, si dhe nevojën për veprim të strukturuar dhe të përbashkët. Gjatë diskutimit, theksova veprimet e ndërmarra nga Komuna, tejet e lumtur që…
Kryetari, Alban Hyseni, prezanton raportin gjashtë mujor të punës Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezanton raportin e punës gjashtë mujore të këtij viti, me moton “Çfarë realizuam së bashku”, me 16 korrik ( e mërkure), te Parku Banja në orën 19: 30. Ftojmë secilin qytetarë të dëgjoj nga afër punët, sfidat dhe arritjet tona për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.
Kryetari Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi për t’i falënderuar ata për kontributin e tyre shumë vjeçar në fushën e arsimit. Përndryshe sot mësimdhënësi, Ismet Alidema është pensionuar derisa mësimdhënësi tjetër Habib Rexhepi, pritet të kaloj si profesor universitar në Universitetin “Kadri Zeka “ në Gjilan. Me këtë rast, kryetari Haliti, pos që i falënderoj ata për kontributin e tyre të çmuar ju ndau edhe nga një mirënjohje, duke lavdëruar ata për punën e…
Policia ka njoftuar sot për përfshirjen e një objekti nga zjarri në Ranillug, rast ky që është raportuar na pronari i këtij objekti. Sipas burimeve zyrtare policore, zjarri është shuar pasi ka intervenuar njësiti i zjarrfikësve. Rastin është duke e hetuar policia./GJILANI INFO/
Kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Gjilanit. Sinjalizimi po bëhet me qëllim përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe ngritjes së sigurisë për qytetarët. Për të parë ecurinë e punëve rreth sinjalizimit, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se puna nuk ndalet as pas mesnate. Ai tregoi se mbrëmë vonë pamë nga afër sinjalizimin e ri në rrugën “15 Qershori”, ngjyrë cilësore, dy komponentëshe, me reflektim të lartë dhe garancion 24 muaj. “Vazhdojmë së shpejti edhe në rrugët e tjera të qytetit, me sinjalizim dhe shirit për biçikleta”, tha kryetari Alban…
Drejtoresha e Administratës, Arlindë Sejdiu së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtaren Lidiona Marovca, kanë mbajtur dëgjimin buxhetor me grupet HANDIKOS, Shoqata e të Verbërve dhe Kryqi i Kuq, lidhur me hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Këtyre grupeve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Më pas të pranishmit kanë vazhduar adresimin e kërkesave të tyre që kishin të bëjnë me funksionalizim të ashensorëve, përmirësim të qasjes në objekte, vazhdim të financimit për shoqatën HANDIKOS dhe gjetjen e një zgjidhje për objektin, përdorimin…
Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim krijuesin dhe profesorin nga Vitia, Nijazi Halili. Me këtë rast, z. Halili i dhuroi komunës disa libra nga krijimtaria e tij letrare. Kryetari Haliti e vlerësoi kontributin e autorit në pasurimin e jetës kulturore dhe shprehu mirënjohje për këtë gjest fisnik në shërbim të trashëgimisë shpirtërore të vendit./GJILANI INFO/

