- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Krilevë. Të pranishmëve u janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Më pas grupi ka dëgjuar kërkesat e banorëve për lokalitetet e tyre, e që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, sinjalizim rrugor, rregullim të trotuareve, pastrim të kanaleve atmosferike si dhe rregullimi i pritoreve./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit
Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira dhe Halil Musliu, kanë pritur në takim një delegacion nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në krye me Miguel Alves, dhe Rita Glavitza si dhe përfaqësuese nga Caritasi Zviceran, e kryesuar nga Astrid Wein. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth bashkëpunimit të deritanishëm të komunës së Vitisë me ADA-në dhe Caritasin Zviceran, si dhe rreth mundësive për bashkëpunim në projekte të tjera që janë në interes të qytetarëve të komunës. Me këtë rast, zëvendës-kryetari Aliu i ka falënderuar ata për realizimin e projekteve të…
Zëvëndëskryetari Aliu priti në takim kryeshefin e KRU “Hidromorava”,- biseduan për projektet në sferën e ujit të pijshëm
Zëvëndëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, Ymer Salihu. Gjatë takimit u diskutua për projektet e ardhshme në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, me theks të veçantë për fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Beguncë. Po ashtu, biseda u përqendrua edhe në mundësitë për zgjerimin dhe përforcimin e kapaciteteve të ujit nga fabrika e ujit në Letnicë, për të përmirësuar furnizimin në tërë zonën që mbulohet nga ky rrjet i ujësjellësit./GJILANI INFO/
Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljën publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive. Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatëdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur. “Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan. Me këtë rast dëshiroj që…
Policia ka arrestuar një person në Gjilan nisur nga dyshimi se i njëjti në bashkëpunim me disa persona tjerë, ka përdorur identitetin e shumë personave për të përfituar dobi pasurore nga njerëz të ndryshëm në emër të bamirësisë. Policia rastin e ka cilësuar si vjedhje e identitetit dhe kredencialeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Nga Roma në praktikë moderne: Enesi përfundon me sukses studimet në një fushë të avancuar të stomatologjisë në Itali Enes Qazimi ka përfunduar me sukses studimet e larta në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës, një nga institucionet më prestigjioze në fushën e stomatologjisë në Evropë, shkruan albinfo.ch. Pas përfundimit të studimeve, ai ktheu dijen dhe përvojën e fituar pikërisht në vendlindje, duke ofruar trajtime të avancuara dentare në Kosovë, me fokus në implantologji dhe rigjenerim kockor sipas standardeve evropiane. Enesi ka përfunduar studimet bazë për Stomatologji në Universitetin e Prishtinës, duke u diplomuar si doktor i mjekësisë dentare. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, ai udhëtoi…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Finlandës në Gjermani, Kai Sauer, në kuadër të një vizite zyrtare në Berlin. Takimi vjen në një kohë kur Finlanda pritet të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së, një organizatë kyçe për të drejtat e njeriut dhe monitorimin e situatës në rajon. Kamberi theksoi rëndësinë e këtij takimi për të artikuluar nevojën për angazhim më të madh ndërkombëtar në Luginën e Preshevës. “Në takimin e parë sot në Berlin, vizituam Ambasadorin e Finlandës Kai Sauer. Një njohës i mirë i rajonit, meqë Ambasadori Sauer…
Dy aksidente trafiku me fatalitet, 31 me lëndime dhe 45 aksidente tjera më dëme materiale kanë ndodhur në gjithë teritorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar sot Policia. Bëhet e ditur se për të njëjtën kohë janë shqiptuar 2 mijë e 378 gjobitje për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik. Ndërkaq, po për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 15 persona dhe dë 7 të tjerë janë dërguar në paraburgim dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Komuna e Gjilanit, realizoi me sukses projektin për mbështetjen e 50 bletarëve të rinj, duke i furnizuar secilin prej tyre me nga 3 shoqëri bletësh apo me 150 koshere. Në ceremoni e shpërndarjes ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Bajram Isufin. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë 150 koshere bletë për 50 përfitues. “Herën e parë shpërndamë 300 koshere pa bletë. Sivjet janë 150, por krejt të mbushura me bletë. Më pak në numër, po shumë më me vlerë. Mbështetje konkrete për bletarët tanë”, tha kryetari Hyseni. Bajram…
Kryetari Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve për të garantuar shërbim më cilësor dhe më të afërt me qytetarët
Shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Komunën e Gjilanit, po vazhdon punën me ofrimin e shërbimeve nëpër shtëpi për pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore. Tanimë është shtuar edhe numri i mjekëve dhe infermierëve për ofriin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po sjellin pamje nga shërbimi i Kujdesit Shtëpiak (Paliativ), një model i kujdesit që ofrohet në shtëpitë e pacientëve që nuk mund të lëvizin vetë drejt qendrave shëndetësore. Sipas tij ekipi funksionon nga ora 08:00 deri në 21:00,…

