Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë ka filluar sot punimet për mbushjen e gropave me asfalt.
Punimet e para kanë nisur pranë objektit të Zjarrfikësve në qytetin e Vitisë, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në rrugët e fshatrave të kësaj komune.
Ky aksion synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion./GJILANI INFO/




