Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, shkaku i dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq aktakuzat ndaj pesë personave për vepra penale të ndryshme, janë me sa vijon:
-Një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
-Dy aktakuza, ndaj dy personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
-Një aktakuzë ndaj një personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe
-Një aktakuzë, ndaj një personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./GJILANI INFO/


