Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka njoftuar se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Idriz Idrizi.
Postimi i plotë i Nazim Gagicës:
Nga Gryka e Karadakut – simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare – prezantojmë sot me nder dhe respekt Idriz Idrizin, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i Pashtrikut, i burgosur politik dhe vëlla i dëshmorit.
Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në Kuvend, ai do të jetë një zë i fuqishëm e i drejtë, për interesin e qytetarëve, për zhvillimin e komunës dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare./GJILANI INFO/


