Author: admin

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë ka filluar sot punimet për mbushjen e gropave me asfalt. Punimet e para kanë nisur pranë objektit të Zjarrfikësve në qytetin e Vitisë, ndërsa ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në rrugët e fshatrave të kësaj komune. Ky aksion synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati kanë pritur në takim Nënkolonelin dhe Zëvendëskomandantin e KFOR-it për regjionin e lindjes z.Nicolas Costa së bashku me ekipin i cili operon për Komunën e Kamenicës. Ata kanë diskutuar rreth situatës së shkaktuar së fundmi në Kamenicë shkaku i zjarreve, si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe zjarrëfikësve të Komunës së Kamenicës. Kryetari Rahimaj ka njoftuar z.Costa rreth situatës momentale si dhe ka falënderuar KFOR-in për gatishmërinë që ka treguar në raport me kërkesat dhe…

Read More

Në tekstin e këtij urimi thuhet: Me këtë pamje të bukur të qytetit tonë, ju urojmë mirëseardhje të përzemërt mërgimtarëve tanë! Të dashur bashkatdhetarë, Me zemër të madhe dhe krahë të hapur, Vitia ju pret! Prania juaj në vendlindje e mbush qytetin me jetë, dashuri dhe krenari. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar ndër vite dhe për lidhjen e fortë që e mbani me vendin tonë. Gëzimi dhe bashkimi me familjarët, miqtë dhe shokët e fëmijërisë janë pasuria më e madhe e këtij sezoni. Uroj që këto ditë në Viti të jenë të mbushura me çaste të paharruara,…

Read More

Me rastin e pensionimit të zyrtarit policor, Saqip Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në prani të komandantit të Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, e pritën atë në takim për të falënderuar dhe vlerësuar kontributin e tij të gjatë dhe të vyer në shërbim të policisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e punës së z. Azizi, duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij në interes të komunitetit dhe shtetit. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë viteve të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm si zyrtar policor. Edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim…

Read More

Aktakuzat e ngritura për periudhën kohore në fjalë janë: Dy (2) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“, Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave…

Read More

Banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme kanë mirëpritur anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Në këtë takim janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces. Ndërsa banorët kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, pastrim të lumit, vendosje të kamerave afër lumit për identifikim të personave të cilët po hudhin mbeturina./GJILANI INFO/

Read More

Në Policinë e cila vepron në Gjilan është raportuar se është gjetur pa shenja jete një femër shtetas e Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, njofton Policia./GJILANI INFO/

Read More

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e vogël e Rahovecit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00. Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 10 korrik në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen. Sipas njoftimit të policisë së Reutlingenit, automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë. 21 vjeçarja nuk mundi t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma më 12 korrik.

Read More

Në ambulancat specialistike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan në 6 mujorin e vitit 2025 janë kryer mijëra shërbime, prej tyre 71593 pacient kanë marë shërbime specialistike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan. Angazhimet dhe përpjekjet tona për shërbime cilësore shëndetësore nuk do të mungojnë asnjëherë, do të shfrytëzojm të gjitha kapacitetet tona për të ju dalë në ndihmë pacientëve që kanë nevoj për shërbime shëndetësore, thuhet në njoftimin e faqës Facebook të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan./GJILANI INFO/

Read More

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ajo triumfoi si mysafire në ndeshjen e kthimit kundër Differdange në Luksemburg (3:2), duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e merituar me rezultat të përgjithshëm 4:2. Drita u bë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Drita në raundin e dytë do të luaj kundër skuadrës së njohur daneze, FC Copenhagen. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nën qiellin e Differdange, sonte nuk u zhvillua vetëm një ndeshje – u shkrua historia.…

Read More