Sipas raportit prej 24 orësh nga policia e vendit, njoftohet se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 30 korrikut.
Ndërkaq, për zhdukjen e tij ka raportuar në polici një person i cili ka thënë se fjala është për një mashkull që është larguar nga shtëpia, e për të cilin nuk dihet vendndodhja.
Ky rast po hetohet nga ekipet përkatëse policore, thuhet në njoftimin nga policia./GJILANI INFO/


