Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi që dyshohet se i njëjti, derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur një këmbësor derisa ishte duke e kaluar rrugën.
Sipas burime zyrtare policore aksidenti ka ndodhur dje pasdite me çrast këmbësori ka pësuar lëndime pas të cilave edhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, por që për shkak të lëndimeve ka nderrue jetë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje., njoftoi sot Policia./GJILANI INFO/


