Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Livoçin e Poshtëm, pasi që te i njejti, gjatë kontrollimit të tij është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 8.88 gramësh, njoftoi sot Policia.
Autoritetet nga Policia bëjnë me dije se edhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës me peshë prej 0.5 gramesh.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes./GJILANI INFO/


