- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Sipas Policisë thuhet se personi në Kamenicë është arrestuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht një femër. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore, kurse pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Livoçin e Poshtëm, pasi që te i njejti, gjatë kontrollimit të tij është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 8.88 gramësh, njoftoi sot Policia. Autoritetet nga Policia bëjnë me dije se edhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës me peshë prej 0.5 gramesh. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes./GJILANI INFO/
Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut. Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëhere as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet. Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit. Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun. Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i…
Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat tona treguan edhe një herë talentin e tyre. Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë. Dëbora Gjakova (-63 kg) fitoi medaljen e bronztë. Estea Arifaj (-48 kg) gjithashtu na sjellë medalje të bronztë. Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë. “Bashkë me to udhëtuan kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, duke i përkrahur në çdo hap drejt suksesit. Krenari për Kosovën! Urime xhudisteve tona të mrekullueshme!”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, arrijnë të loklizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshmi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin…
Klubi FC Drita ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Iljasa Zulfiu, bazuar në një marrëveshje te dyanshme, për të I dhënë dritën jeshile këtij futbollisti për lëvizje kah KF Dukagjini. Njoftimi për këtë që u tha ka ardhur nga Klubi bardhë e kaltër. Siç dihet, futbollisti Zulfiu, një vit më parë iu kishte bashkur ekipit të Dritës nga ekipi i Zhenis Astana. “Tani ai po largohet nga ne si kampion. Faleminderit për kontributin Iljasa dhe paq fat”, thuhet në njoftimin e FC Drita. /GJILANI INFO/
Fisnik Asllani ka treguar formë të në nivelin e elitës së futbollit gjerman. Hoffenheim si mysafire e ka befasuar Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së parë. Reprezentuesi i Kosovës, Asllani, ka shënuar në minutën e 25-të për Hoffenheimin në Leverkusen. Nga afërsia e me mjeshtri e la të shtangur portierin vendas. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6-të me golin e futbollistit Quansah. Asllani ishte protagonist i barazimit (1:1). Goli i parë në Bundesliga dhe kundër Bayerit. Në minutën e 52-të, Asllani përsëri protagonist, kësaj radhe ka asistuar për golin e…
Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan. “Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciuar te Qeveria e Serbisë…
Nga: Dashnim Hebibi Cyrih, 23 gusht 2025 – Sipas burimeve tona i pari i Kamenicës ka zhvilluar disa takime dje dhe sot me bashkatdhetarët nga komuna që e ka drejtuar dhe po e drejton aktualisht, ndërsa edhe sonte pritet të mbajë një takim tjetër. Gjatë pasdites së sotme, kryetari Rahimaj ka takuar bashkatdhetarët e Topanicës, në një ngjarje të organizuar nga Shoqata Topanica në Zvicër, e udhëhequr nga profesor Burhan Morina. Takimi është mbajtur në Cyrih, në një lokal të një afaristi nga Topanica e Komunës së Kamenicës. Në këtë tubim morën pjesë edhe veprimtarë e afaristë nga fshati Topanicë dhe…

