- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Ismajli: Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli Edhe një vizitë tjetër e vlefshme Bashkë me kandidatin për Asamblenë Komunale, Isa Musliji, vizituam me shumë kënaqësi Mobilerinë “Sara”. Gjilani ka njerëz punëtorë, vizionarë e shumë të përkushtuar, që me bizneset e tyre kontribuojnë jo vetëm në ekonomi, por edhe në fuqizimin e qytetarëve tanë siç është edhe shembulli i këtij biznesi. Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë. Bizneset si Mobileria “Sara”, janë demostrimi më i mirë që si qeverisje e ardhshme duhet dhënë mbështetje të fuqishme prodhuesve…
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli Bashkë me një pjesë të Nëndegës “2 Korriku”, patëm kënaqësinë të jemi në konakun e familjes Sejdiu, një familje e nderuar e cila është tërësisht e dëshpëruar me qeverisjen aktuale dhe e cila do të jetë familje kontributdhënëse në rrugëtimin tonë të përbashkët për Gjilanin e ri. Familja Sejdiu është shembull i vlerave tona për mikpritje, besë e përkushtim. Forca dhe motivi jonë vjen nga njerëz të tillë, të cilët me zemër e shpirt qëndrojnë pranë nesh. Gjilani ka nevojë për këtë frymë bashkimi, për këtë vullnet të…
Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni për kryetar të Komunës së Gjilanit Ansambli i Këngëve dhe Valleve e ruan shpirtin kulturor të qytetit tonë, duke i dhënë jetë traditës përmes këngës e valleve. Sot e vizitova këtë institucion, ku takova artistë dhe njerëz që me pasion dhe përkushtim e mbajnë gjallë artin dhe kulturën e Gjilanit. Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe BASHKË do ta vazhdojmë mbështetjen e këtij institucioni kulturor, me theks të veçantë krijimin e Ansamblit të Qytetit.
Ismajli ka premtuar përkrahje të fuqishme të institucioneve për zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve lokale
Arbër Ismajli, kandidati LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka vizituar biznesin “Natyra” të Ahmet Govorit. Ai është zotuar se si kryetar i komunës do të ofrojnë përkrahje për sipërmarrësit lokalë. Në postimin e tij thuhet: Miku ynë dhe sipërmarrësi i suksesshëm, Ahmet Govori, me kompaninë “Natyra” po na bën krenarë të gjithëve me prodhimin e bimëve mjekësore, çajrave të shumëllojshëm dhe produkteve bio 100% organike e të certifikuara. Ahmet Govori me punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm si dhe me pasionin dhe besimin në tokën tonë të shenjtë po japin rezultate të mëdha dhe të veçanta.…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni Mbrëmë, së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Fadil Ademi, ishim mysafirë në familjen e Agim Mujit në Bresalc. Biseduam për punët që kemi realizuar gjatë këtij mandati në Bresalc dhe për planet tona për mandatin e dytë. Banorët e kësaj ane treguan mbështetjen e tyre për vazhdimin e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe për fitoren që po e synojmë pa balotazh më 12 tetor. Takimet me qytetarë i vazhduam edhe në fshatin Vrapçiq, ku isha mysafir në familjen e Halil Miftarit. Së bashku me kandidatin tonë…
Ismajli: Ndryshimi për Gjilanin do të nisë nga fshatrat tona e do të ndihet në çdo lagje të qytetit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Arbër Ismajli Mbrëmë pata kënaqësinë të jem në konakun e fshtatit Selishtë. Selishta është vendi që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritëse e madhe dhe përkrahëse e pakompromis për vizionin tonë për Gjilanin e ri. Bashkë me miqtë tanë dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Muhadin Haziri, vizituam banorët e Selishtës për të qenë pranë tyre për t’ia përcjellë për së afërmi modelin e ri të bashkëqeverisjes me qytetarët. Bashkëbisedimi me ta tregoi edhe një herë se qytetarët e Selishtës e dinë qartë se ku është…
Në vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, ka njoftuar sot policia. Bëhet e situr se njëri prej tyre, ishte me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë shqiptuar 1 mijë e 883 gjoba trafiku. Ndërkaq, janë arrestuar shtatë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje, njofton policia./GJILANI INFO/
Hyseni: Në këto katër vjet kemi realizuar projekte madhore dhe kemi bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve
“Takimet me qytetarët e Gjilanit sonte i vazhduam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimin”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së. Hyseni tha se në këto katër vjet kanë realizuar projekte madhore dhe kanë bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve tanë, nga infrastruktura e re e deri te shërbimet më cilësore për secilën familje. “Me mbështetjen e jashtëzakonshme më 12 tetor, do ta vulosim fitoren e radhës për një Gjilan që ecën përpara”, ka thënë Alban Hyseni.
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit ka thënë se bashkë me banorët e lagjes “Dardania” janë të vendosur që më 12 tetor të shënojnë fitoren e madhe. ”Gjilani do të vazhdojë të udhëhiqet me dinjitet dhe me projekte të mëdha. Bashkë me Arbër Musliun, që është pjesë e listës sonë për Asamble, morëm besimin e banorëve për të punuar edhe më me zell pas 12 tetorit”. BASHKË për Gjilanin”, ka thënë Hyseni.
“Një mbrëmje e paharruar me qytetarët e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit dhe Caparit. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e madhe që na dhatë”, ka thënë Arbër ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. Sipas tij, këmbëngulësia e qytetarvëe të kësaj ane për kauzë dhe besimi i japin forcë edhe më shumë që bashkë me ta, të jetësojnë përpara rrugën e fitores. Bashkë jemi të pandalshëm. Bashkë do ta fitojmë betejën për të qeverisur me bashkëqytetarët. Faleminderit nga zemra, ka thënë Arbër Ismajli, i LDK-së.

