- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Kënaqësi e veçantë me e fillu ditën duke parë nga afër një prej vendeve ku punët flasin vetë, punë të cilat bëhen me shumë përkushtim e profesionalizëm në Fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika “Agro Hermes”. ”Agro Hermes” është një sipërmarrje e suksesshme ndër vitesh, që i ka dhënë shumë zhvillimit të Gjilanit, rrugë e cila ka nisur nga i ndjeri Selim Aliu, një burrë vizionar e punëtor i jashtëzakonshëm, i cili për dekada të tëra ka qenë shembulli më i mirë i suksesit. Sot,…
Janë shqiptuar 2 mijë e 80 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve në trafik të cilët nuk kanë respektuar ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor në 24 orët e fundit. Policia ka njoftuar edhe për 76 aksidente trafiku, të cilat kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë kohore. Sipas sajë, nga numri i përgjithëshëm i tyre, 29 janë evidentuar me lëndime si dhe 47 tjerat me dëme materiale, transmeton GJILANI INFO. Ndërkaq, janë arrestuar 25 persona, prej tyre 14 syresh janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /GJILANI INFO/
Ka ndërruar jetë personi që ishte plagosur nga një person me armë zjarri në Dobëlldeh të Vitisë, më 18 shtator, rast të cilin policia e ka cilësuar si vrasje të rëndë. I njejti ishte dërguar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës për trajtime mjekësore, por megjithatë, nuk ka arrijtur që të shpëtohet. Lidhur me vdekjen e tij ka raportuar Qendra Kryesore Universitare e Kosoves. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” rehabilitohet tërësisht
Ishte në gjendje të mjerueshme për disa dekada rruga “Avdullah Presheva” , por tash kjo rrugë po rregullohet tërësisht. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë të tjerë, kanë parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë. I pari i Gjilanit, tha se rruga “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë po merr pamjen që e meriton. “Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, kjo rrugë e rëndësishme e qytetit është duke u rehabilituar tërësisht”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se…
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-32 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C. Ndërsa, ato maksimale prej 28 deri në 32°C.
/Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Në tubimin e sotëm të Aleancës së Gruas, bashkë me kandidatet tona për Kuvend Komunal, u zotuam fuqishëm për angazhimin tonë në fuqizimin e rolit të gruas. Sepse gruaja është shtylla e familjes, motori i ekonomisë dhe garancia e një shoqërie të drejtë. Do të ndërtojmë një Gjilan të mundësive dhe barazisë. Dritë për Gjilanin – 174
Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores
Një super takim me gratë gjilanase – Zëri i tyre i domosdoshëm dhe vendimmarrës për rrugën tonë drejt fitores Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Një super takim me gratë gjilanase, Jemi bashkë në një organizim tjetër të veçantë me gratë e fuqishme të Gjilanit të cilat janë promotori dhe shtylla kryesore e zhvillimit të familjes, shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve tona. Qeverisja jonë e ardhshme do t’i kushtojë vend dhe trajtim të veçantë grave në bashkëqeverisje, duke ia dhënë trajtimin dhe përfaqësimin e merituar. Zëri i tyre është i domosdoshëm dhe vendimmarrës për…
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/ Lagjja Arbëria bashkë me Zabelin kanë qenë gjithmonë shtylla të Lëvizjes dhe prijëse të fitoreve tona. Andaj, kur këto lagje përgjigjen me kaq masovitet, fitorja e 12 tetorit është e padiskutueshme.
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Fshati Muçibabë na priti ngrohtë dhe me dashamirësi, ku ishim bashkë me deputeten, znj. Arijeta Rexhepi dhe me kandidatin e listës fituese, z.Kushtrim Ibrahimi. Banorët ishin gati për 12 tetorin, kur do ta shënojmë fitoren për mandatin e radhës në Gjilan. Takimet me qytetarë gjithmonë janë të mirëseardhura, pasi na e shtojnë motivin dhe vizionin për të vazhduar me transformimin e qytetit tonë. BASHKË!
Ismajli: Kudo mbështetje e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët
Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Me kënaqësi ju njoftoj për takimin e radhës me njerëz fantastik, Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, z. Fatgzon (Salih) Kqiku organizoi një tubim të veçantë me familjarë, miq e dashamirë, për të shprehur mbështetjen e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët. Mikpritja, pjesëmarrja e madhe dhe vullneti i jashtëzakonshëm janë dëshmia më e fortë se fitorja jonë është pranë. Ky rrugëtim po ndërtohet bashkë me njerëzit, me qytetarët, me profesionistët dhe me secilin që e do të ardhmen…

