Author: admin

Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të sigurisë nga dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë analistë dhe ish-diplomatë në Shkup. Më 2 qershor në Uashington, Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet për dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka iniciuar dialogun strategjik me një sërë vendesh të botës. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ky dialog përqendrohet në raportet dypalëshe dhe në të trajtohen një sërë çështjesh me interes të të dyja shteteve. Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani, që udhëheq delegacionin e shtetit në Uashington, tha se Maqedonia e Veriut është bërë shteti i…

Read More

Driton Bilalli nga Vushtrria, por me vendbanim në Suedi, është zjedhur në pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë. Lajmin për zgjedhjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Dritonit, të cilët përmes rrjeteve sociale janë shprehur krenarë për arritjet e tij, transmeton Albinfo.ch. ”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës në Tranemo, Suedi. Ne si prind dhe familje jemi shumë krenarë me sukseset dhe punën tuaj. Urime dhe shume suksese. Të priftë e mbara. Zoti të bekoftë!”, ka shkruar babai i tij.

Read More

Nga: Selvete ABDULLAHU ( Pas leximit të librit me tregime të Muhamet Halilit, “Një emër nga letërnjoftimi”, edituar kohë më parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” ) Nisur me një emër nga letërnjoftimi dhe përfunduar me shumë emra po nga ai letërnjoftim i cili n’a bënë të kuptojmë se ai është çelsi i çdo dere dhe ai mbyll të gjitha dyertë dhe kështu fillon e mbaron një libër me tregime të rralla, të ndjeshme dhe të bindshme. Ky çelës që hap storie të përditshmërisë sonë, n’a ofron rreth një tryeze mendimesh se çfarë ka kaluar populli ynë nëpër dekada…

Read More

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, në Llabjan të Novobërdes, pasi që janë rrahur në mes vete, njofton policia. Sipas policisë, të lënduarit kanë pranuar trajtime mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/   

Read More

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,  është arrestuar në Gjilan i kërkuari shtetas i Kosovës, bëhet e ditur sot përmes raportit të policisë Tutje thuhet se i njëjti është dërguar për të vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Prishtinës./GJILANI INFO/

Read More

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën. Alt në një deklaratë për DW-në tha se Vuçiq me deklaratën e tij se do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. “Tonet e mprehta nga…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatin Petrovc. Të pranishëm kanë qenë 21 pjesëmarrës në takim, ku me 19 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Xhavit Ajeti, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Taulant Kastrati, Bajram Hajrullahu, Bujar Sopi, Naser Behluli. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Xhelal Sopi”/GJILANI INFO/

Read More

FC Drita ka bërë me dije se ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Eron Isufi dhe Eridon Maloku. Marrëveshja u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv Valon Zymberi, i cili iu dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional. “Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të Dritës për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Eron Isufi, portier dhe Eridon Maloku, sulmues qendror janë produkt i shkollës…

Read More

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. I pari i komunës ka thënë se nëpërmjet kësaj karte do të krijohen ide të reja biznesi. “Vizioni për një komunë të gjelbër do përmbushet. Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kemi nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj Karte, do të përmirësohet performanca ekonomike, do të krijohen ide të reja biznesi, si dhe do të përmirësohet aspekti mjedisor i komunës, me qëllim në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve./GJILANI…

Read More

Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori. Performanca e grupeve të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” me prindër e familjarë të fëmijëve, që po e prezantonin në skenë e po shënonin ditën e tyre. Për nderë të kësaj dite, organizuar nga “Kori i Qytetit” dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, nën udhëheqjen artistike të profesor Mustafë Lamallari, është mbajtur festivali i fëmijëve “Cover Fest”.…

Read More