Author: admin

Nxënësja kosovare pranohet në njërin ndër universitetet më të mira të botës Era Syla, shqiptarja nga Kosova është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër universitetet më të mira të botës, në MIT – Massachusetts Institute of Technology në SHBA, shkruan albinfo.ch. Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Matematikantëve të Kosovës. Kjo e fundit kishte fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO. Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, iu ka shprehur mirënjohje…

Read More

Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi,  i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi të enjten në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare. Kamberi ka thënë se nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona. Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat të deputetit. Nga sonte po vazhdon afati për kundërshtime dhe ankesa në procedurën e votimit në vendvotimin numër 6, për shkak të së cilës…

Read More

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, komisionare e BE- së për çështje të brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave. “E vlerësoj shumë rikonfirmimin e komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”. Kryeministri ka deklaruar se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. “Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet…

Read More

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me UNDP dhe DokuFest kanë shfaqur të mërkurën, më 29 qershor 2022 dokumentarin “Unë jam Greta” në Amfiteatrin e Bulevardit të Qytetit. Në këtë dokumentar u shfaqen sfidat, kryesore me të cilat është përballur Greta Thumberg, duke mbrojtur kauzën e saj për çështjen e ngrohjes globale. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj dhe zyrtarë të tjerë u bashkuan me qytetarët e Kamenicës për ta parë shfaqjen e këtij dokumentari. Ky dokumentar ishte frymëzim për të gjithë ata të cilët kanë kauzë çështjet klimatike./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga. Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori…

Read More

Kryetari Haliti mbajti debatin e parë publik me qytetarë, foli mbi përkushtimin e komunës për rritjen e cilësisë së të gjitha shërbimeve komunale. Sot është mbajtur debati i parë i rregullt, nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për vitin 2022, konkretisht për periudhën janar – qershor. Gjatë këtij takimi i pari i komunës, ka prezantuar një informatë për punën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe ka përmendur edhe disa nga planet e komunës për të ardhmen. Gjithashtu, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, ka prezantuar Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), 2023-2025. Në fund…

Read More

Behxhet Shala-Bajgora Kur të tjerët ta shkruajnë historinë: Shqiptarët, pavarësisht ku kanë jetuar dhe ku jetojnë kanë problem me historinë sepse asnjëherë nuk iu shkon për shtati prandaj lindin ngatërresat , sidomos gjatë interpretimit të saj. Historia e shqiptarëve është si lëkura e leopardit , në periudha të caktuara kohore është e ndriçuar apo pjesërisht e ndriçuar kurse në periudha tjera është krejtësisht e pandriçuar , errësirë informative dhe kjo errësirë zgjatë me shekuj të tërë. Historia jonë është kaq shekuj nën Perandorinë romake , nën Bizantin , nën Perandorinë Otomane , nën bullgarët , italianët , gjermanët , jugosllavët , kinezët…

Read More

Vedat Muriqi e pati një eksperiencë pozitive në La Liga, ku luajti për gjysmë sezoni në Mallorca. Sulmuesi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje me klubin ishullor. Me këtë rast, Mallorca e kishte mundësinë e blerjes definitive të kartonit të prizrenasit për 12 milionë euro. Mirëpo, klubi spanjoll nuk është i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë pasi nuk ka mundësi financiare. Sipas mediave italiane, ishullorët mund t’i shpenzojnë maksimumi 8 milionë euro për ish-futbollistin e Fenerbahçes. E kjo ofertë e iberikëve, sipas “Radiosei” është konsideruar e ulët dhe e papranueshme…

Read More

Pushimet verore kanë filluar, dikush ka shkuar më herët e dikush tani po pergatitët për të shkuar në vendlindje. Shumica e tyre shkojnë me aeroplan, vetura apo me autobus. Por, ka dikush që shkon në vendlindje me bicikletë. Është ky Vaxhid Xhelili nga Luçani i komunës së Bujanocit. Vaxhid Xhelili, poeti që bëri bum në rrjetet sociale, ka sjellur rrëfimin e tij për udhëtimin e tij goxha të gjatë me biçikletë, nga Zvicra në Bujanoc. Vaxhidi i emocionuar, me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit…

Read More