- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
- Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
- Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
Author: admin
Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, ka folur për bashkëshortin e saj në dokumentarin kushtuar skuadrës së Arsenalit “All or Nothing” Sipas saj, mesfushorin nuk e zë gjumi kur skuadra humbet. “Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, është vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar “All or Nothing”. “Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”, ka shtuar ajo. Siç dihet, tashmë kanë filluar të transmetohen epizodat e dokumentarit i cili këtë vit iu dedikua…
Nga Martin Camaj Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë këtyne vjetve të fundit dhe befas ballafaqohet me botimet e reja letrare, mbetet i shtanguem para sasis së madhe të tyne: revista mujore të vllimshme, romane, përmbledhje vjerrshash, drame dhe përkthime me shumicë. Por, me të parin shikim të përjashtëm dhe mandej tue i shfletue, vetëm nga veshja tipografike, kujtohemi se pushteti i ep nji randsi të madhe sasis së prodhimit edhe se nuk kujdesohet – apo i mungojnë mjetet? – t’u vejë në dorë lexuesëve botime të pregatituna si u kanë hije veprave letrare, ashtu si shofim se bahet…
Boris Mints është një nga disa biznesmenë të pasur rusë që flet kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe presidentit Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e njerëzve të profilit të lartë në vend kanë qëndruar të heshtur për luftën, duke shmangur kritikat ndaj Kremlinit. Dhe për këtë, ekziston një shpjegim i thjeshtë, sipas Mints: “Ata të gjithë kanë frikë”. Kremlini ka një reputacion për goditjen e kritikëve të hapur të presidentit Vladimir Putin me përmbajtjen në kanalet ruse të lajmeve të kontrolluara. Protestat e paautorizuara gjithashtu janë ndaluar në vend që nga viti 2014. Sipas BBC,…
Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut është dorëzuar mostra për testimin e një rasti të dyshuar me linë e majmunit. Pacienti është nga Kërçova dhe para disa ditësh i janë shfaqur puçra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve. Komisioni i Sëmundjeve Infektive, i cili mbajti mbledhjen e djeshme pasdite, rekomandoi vendosjen e izolimit në kushte shtëpie apo spitalore për të gjitha rastet e dyshuara dhe të konfirmuara dhe monitorimin e përditshëm epidemiologjik të personave që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara. “Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi…
Diaspora e zë vendin më të lartë të investimeve të huaja. Këto investime kryesisht bëhen në patundshmëri. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja direkte në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove. Nga to 380 milionë shkojnë në sektorin e patundshmërive. Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 për qind në 92.6 për qind në vitin 2021. Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajtën sot takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës “Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara”, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve. Sipas njoftimit, në këtë takim, Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta në punësim dhe jo vetëm. Ndër të tjera, siç thuhet në njoftim Kurti tregoi…
Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /GJILANI INFO/
U mbajt takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtari Burim Kryeziu dhe banorë të fshatrave Hodonoc e Roganë. Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë. Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023. Kërkesat që banorët…
Drejtoria e Arsimit në Viti mbështet nismën për identifikimin e shtëpive shkolla të viteve të 90-ta nga Space SyntaKs në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org Shtëpitë që kanë shërbyer si shkolla gjatë viteve të 90-ta në komunën e Vitisë, do të identifikohen dhe do të integrohen në platformën digjitale www.shtepiteshkolla.org nga #Space SyntaKs. Kjo falë një marrëveshje bashkëpunimi që kanë nënshkruar sot drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini me Gresa Nezirin, drejtoresh ekzekutive e Space SyntaKS. Drejtoresha Emini tha se Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti, e mbështetë fuqishëm këtë nismë duke e cilësuar atë si shumë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kabinetin qeverisës dhe me kryetarin e OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi me rastin e përvejtorit të rënies heroike të tij. I pari i Komunës ka thënë se jeta dhe vepra e dëshmorit Isufi do të përkujtohen gjithmonë si themel i lirisë të cilën ne sot e gëzojmë. Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe familjarë e qytetarë të Komunës së Kamenicës./GJILANI INFO/

