Author: admin

Nga: Salman Rushdie Përktheu: Bajram Karabolli Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe, nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe gjithë ato gjëra. Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm, sepse privilegjon fjalën e individit, autorit të librit, mbi zërin e të tjerëve. Rilexojmë libra dhe na duken interesante, sepse në to dhe në veprat e artit gjejmë zërin e krijuesit, i cili i përket vetëm atij. Askush tjetër nuk e zotëron atë: asnjë parti…

Read More

Tash e disa muaj është kthyer në vendlindjen e tij. Andaj shumicën e kohës po e kalon në oborrin e shtëpisë, pasi nuk po mund të ngopet me vendin e tij. Avdul Gula e la Londrën pas 37 vjetësh për Kaçanikun. Ai thotë se aq shumë mall ka për vendin e tij, saqë çdo ditë e puthë tokën. Se cilat janë arsyet tjera që e braktisi Lodrën dhe cfarë do të bëj tani në Kosovë, e mësoni përmes materialit në vazhdim të përgatitur nga gazetari Sefer Demiri.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano, transmeton REL. Ai shtoi se më vonë…

Read More

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ia kujtuar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se vartësi i tij Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanskioneve të Departamentit të Thesarit. Hovenier në një deklarim për media është shprehur se Radoiçiq është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare. “Në këtë takim ia kujtova [Goran Rakiqit] një çështje të veçantë, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por t’ia kujtoj njerëzve se Milan Radoiçiq nga Shtetet e Bashkuara është futur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit dhe sipas informatave tona është i…

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli. Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, është shprehur se Behluli erdhi nga mërgimi për ta mbrojtur atdheun. ​“Sot, në këtë përvjetor, po e nderojmë dëshmorin Mehmetali Behluli, i cili erdhi nga mërgimi për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në shtrimin e rrugës me zhavorr Debelldeh-Buzovik, konkretisht në rrugën në vendin e quajtur “Të kroi i ftohtë” dhe të “ Maqina e Isakit”. Shtrimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e të dy lokaliteteve duke e cilësuar me një rëndësi të veçantë. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë po vazhdon me projekte që janë në interes të qytetarëve të saj, duke shtuar se me projekte të tilla do të vazhdohet në të gjitha lokalitet e kësaj komune./GJILANI INFO/

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. NJPZSH në Viti do të këtë më të lehtë menaxhimin e rasteve të zjarrit. Kjo falë një donacioni që ka pranuar kjo njësi nga KFOR-i. Donacioni përfshinë 20 gypa, 34 shpinore zjarri për terrene të vështira, 34 maska me dy filtëra si dhe në ditët në vijim pritet që zjarrfikësit vitias të pranojnë edhe disa bateri ndriçuese.…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti, ka pranuar sot një donacion nga KFOR-i. Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. NJPZSH në Viti do të këtë më të lehtë menaxhimin e rasteve të zjarrit. Kjo falë një donacioni që ka pranuar kjo njësi nga KFOR-i. Donacioni përfshinë 20 gypa, 34 shpinore zjarri për terrene të vështira, 34 maska me dy filtëra si dhe në ditët në vijim pritet që zjarrfikësit vitias të pranojnë edhe disa bateri ndriçuese.…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, Mont Blanc. Në njoftimin për media, ministria thotë se është krenare me këtë sukses të jashtëzakonshëm. “Ushtarakët tanë përveç majave të suksesit në operacione arrijnë edhe majën më të lartë, Mont Blanc-un e famshëm. Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në…

Read More

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971). “Arma e llojit ,,EcolJackalDualCompact’’ cal. 9mm së bashku me nëntë (9) gëzhoja të armës përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet…

Read More