Author: admin

Vitet e fundit është rritur numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën, por nuk ka shifra të sakta. Baki Hoti kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), tha për RTK se Kosova duhet të rritë kapacitetet e akomodimit për turistë. “Është rritur numri i banesave që janë lëshuar me qera. Edhe ata që marrin pjesë në Sunny Hill janë akomoduar të gjithë”, tha ai. Sipas tij komuniteti ka punuar shumë dhe ka krijuar vende akomodimi për turistët e huaj. “Do të ishte e pamundur të kemi akomodim për të gjithë vizitorët, nëse nuk do të kishim mundësi…

Read More

ILIAZ HYSAJ “Ai që bërtet kur flet, o nuk nin, o nuk din, ose ka nji hall t’madh” Duke e marrë për nismë këtë maksimë popullore, që baba im shpesh e përdorte për njerëzit që ngrisnin zanin në biseda e nuk dëgjonin të tjerët, do të mundohem t’i bëj një vështrim fenomenit të degradimit të të folurit, bisedës dhe kuvendimit e cila gjithnjë e me shumë po merr përmasa shqetësuese. Aq më tepër kur kjo formë e kuvendimit promovohet çdo ditë, pothuaj në të gjitha mediat vizuele, në kuadër të ashtuquajturave “debate televizive”. Gjithnjë e më shumë kur takoj…

Read More

Edhe në stërvitjet e fundit nuk është dukur Taulant Seferi. Lojtari ka marrë më shumë pushime, por me sa kuptohet, ai zor se do të kthehet më te Tirana. Dhe çuditërisht, të shumtë kanë qenë tifozët e vegjël që kanë ardhur në “Skënder Halili” dhe janë interesuar për idhullin e tyre. Gjithsesi, Seferi është zhdukur. Edhe sulmuesi është në rrugën për të gjetur një skuadër më të fortë. Bëhet fjalë për Taulant Seferin. Tri janë kampionatet ku ai mund të luajë: Turqia, Polonia ose Ukraina. Më së shumti nga këto shtete ka pasur interesim për sulmuesin, i cili me…

Read More

Nga: Ali Podrimja (shkrim i publikuar më 2001 në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”) 1. Mario Vargas Losa thotë se me përcaktimin për ndërrime fillon dhe qytetërimi i vërtetë. Ndërkaq, Adem Demaçi apelonte në ruajtjen e paqes, që ishte dhe pajtim kombëtar. Hasmëritë na sollën shpesh buzë varrit. Motoja e tij: jo atyre që rudhin gishtin, por atyre që zgjasin dorën e pajtimit ishte dhe sinjal ndaj të keqes që kanosej. Ndërrimet vështirë të ndodhnin pa ndërrimin e mentalitetit: bën shqiptaria pa mua? Apo: bën të jem vrima e fundit e kavallit? Ato që ndodhin në hapësirën tonë më shumë janë…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shtyrë një test rutinë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Kinën. Wall Street Journal raportoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e bëri këtë veprim në mes të shfaqjes së forcës së Pekinit pranë Tajvanit, duke cituar zyrtarë amerikanë. Zyrtarët nuk thanë se sa mund të zgjaste vonesa, por njëri tha se mund të zgjasë 10 ditë, shtoi raporti, raporton skynews. “Ky është një test i planifikuar prej kohësh, por po vonohet për të sqaruar çdo keqkuptim duke pasur parasysh veprimet e PRC [Republika Popullore e…

Read More

Demokracia në Serbi është nëpërkëmbur me vullnetin e autoriteteve dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveç rebelimit. Kështu është shprehur historiani dhe avokati Milan Protiq për të shtuar se Serbia sundohet nga serbizmi i rremë dhe rusofilizmi. Sipas tij, nuk mund të luftosh kundër një qeverie jodemokratike duke marrë pjesë në jetën politike. “Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër përveç rebelimit. Këtu do të shihni se si do të duket Kuvendi i ri, do të jetë e njëjtë historia”, thekson Protiq. “Dhe ka nga ata që thonë se janë opozitë, por nuk u intereson të marrin pjesë në atë farsë. Në këtë mënyrë,…

Read More

Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN në Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Policia ka sekuestruar këto dëshmi si në vijim: një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve, një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve, një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me…

Read More

Eksperti amerikan me fokus në negociata apo zgjidhje të konflikteve, Alon Ben Meir, përmes një shkrimi i ka propozuar Kosovës e Serbisë që të marrin në konsideratë një rezolutë e cila plotëson kërkesën e kryeministrit Kurti për reciprocitet, por pa u cenuar asnjë e drejtë dhe pa u krijuar përceptimi se Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas Ben Meir, Kosova e Serbia duhet të arrijnë një rezolutë me tri pika, ku pika e parë thotë se të gjitha makinat që kalojnë kufirin në të dy drejtimet do të mbajnë targën e shtetit përkatës. “Asnjëra palë nuk do…

Read More

Granit Xhaka e ka quajtur emocionues faktin që në Emirates Stadium është transferuar Gabriel Jesus. Për të braziliani është njeri që ka qëndrim dhe që është i etur për të arritur për të fituar diçka. “Ai ka ardhur nga një ekip që tashmë ka fituar gjithçka dhe ai na jep neve uri, besim dhe cilësi. Ai është djalë i thjeshtë. Shumë i hapur, mund të flasësh seriozisht me të, por edhe mund të talleni. Kjo na duhet në futboll”, ka thënë Xhaka për kanalin zyrtar të Arsenalit. “Ai është futbollist me cilësi të larta, i shpejtë, shumë i mprehtë.…

Read More