- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë ka vizituar sot fshatrat Ballancë dhe Zhiti për të parë nga afër disa projekte që janë duke u realizuar. Me këtë rast ai vizitoi punimet në trotuarin përgjatë rrugës Ballancë-Zhiti si dhe punimet që janë duke u zhvilluar në vendosjen dhe rregullimin e tribunave dhe rrethojave të shkollës së Zhitisë. Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtyre lokaliteteve./GJILANI INFO/
Një takim me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Fatbardha Emini. Në këtë takim u bisedua rreth punëve të cilat janë kryer nëpër shkollat e komunës së Vitisë, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë, si dhe rreth planeve dhe angazhimeve për mësim sa më cilësor. Kryetari Haliti, iu ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim, për iniciativa të ndryshme që vijnë nga drejtuesit e shkollave dhe personelit arsimorë të komunës së Vitisë. Edhe drejtoresha komunale e Arsimit Fatbardha Emini, u…
“Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të…
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka mësuar të martën kundërshtarin e parë evropian për edicionin e ri. Besa do të fillojë garimin prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë do të luhet në Helsinki, ndërsa e dyta në Pejë. Besa, që tashmë e ka përvojën evropiane, synon ta kaloi ekipin finlandez. Ndeshja e parë është më 29 apo 30 tetor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor.
Shkruan: Besim Xani, filozof Këtu e shtatëdhjetë vjet më parë Albert Kamy diku në një nga veprat e tij thotë Arti i bashkon njerëzit, kurse gënjeshtra i ndan. Kjo koincidencë profetike m’u realizua një ditë në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë ku, te raftet e mbushura me libra të filozofisë befas u takova me neuropsikiatrin e njohur, profesorin Skënder Boshnjaku, aty, kokë më kokë, zhvilluam një bisedë çasti për librin, edhe më e çuditshme ishte kërkimi i librave: ai kërkonte një dramë të Samuel Bekket-it, kurse unë një dramë të Albert Kamysë. Keqkuptimin që fatkeqësisht nuk po arrija ta kapja…
Përkthyer nga: Erion Karabolli Nga: Augusto Monterroso Kur e zbulova Borhesin (Jorge Luis Borges), më 1945, nuk e kuptova, madje më mirë të them më shtangu. Teksa kërkoja Kafkën, hasa prologun e tij të “Metamorfozës” dhe për herë të parë u ndesha me botën e tij të labirinteve metafizike, të pafundësive, të përjetësive, të rëndomësive tragjike, të marrëdhënieve shtëpiake të krahasueshme me ferrin më të mirë që mund të imagjinohet. Një univers i ri, i mahnitshëm dhe tmerrësisht magjepsës. Kalimi prej atij prologu tek gjithçka tjetër që i përkiste Borhesit, për mua (dhe për sa e sa të tjerë)…
Ansambli “Gjilani” shkëlqeu ne Festivalin e të rinjve Ballkanik ne Sandanski-Bullgari. “I ftuar si fitues i edicionit te fundit të këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit,dhe u paraqit me këngë e valle te përzgjedhura shqipe, me veshje tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli me i kompletuar ne mesin e shume shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa”, ka bërë me dije Nehat Ferati, udhëheqës i AKV “Gjilani”. Sipas tij, ky festival ka karakter shumëkulturor dhe Ansambli Gjilani ne pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin qe ka , arriti ti rrëmbejë edhe…
Me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar komandantin e stacionit policorë në Viti, Afrim Halilin, dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ai, po ashtu e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale. Kryetari Haliti tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët./GJILANI INFO/
U mbajt diskutim publik për projekt planin e punës së Kuvendit dhe propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba
Është mbajtur sot diskutim publik lidhur me projekt planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2023, me që rast kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, ka bërë të ditur se për gjatë 30 ditëve sa ka qenë në konsultim publik, nuk ka pasur ndonjë propozim apo sugjerim. Në bazë të këtij plani, parashihet që gjatë muajit kalendarik të vitit të ardhshëm, të mbahet gjashtë seanca në gjashtë mujorin e parë dhe po ashtu gjashtë seanca të tjera në gjashtë mujorin e dytë. Gjithashtu, parashihen edhe tri seanca solemne, ndërkohë që seancat e jashtëzakonshme mbahen pavarësisht zhvillimeve aktuale. Në…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ka uruar të gjithë pjesëtarët e saj. Ajo ka thënë se policia ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë e Kosovës. “Po e shënojmë 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, njërën nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit tonë, një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. U jam thellësisht mirënjohëse për përkushtimin tuaj të treguar gjatë viteve të kaluara”, ka thënë Osmani, duke shtuar se…

