- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Author: admin
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka shpërndarë të hënën 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se në vitin e ardhshëm do të rritet buxheti për sektorin e bujqësisë. “Këto shtëpiza janë ndarë për 54 fermerë ndërkohë që sektori i bujqësisë ka nevojë më të madhe për mbështetje financiare. Fatkeqësisht, buxheti që është i planifikuar dhe i ndarë në vitin e kaluar është i pamjaftueshëm për bujqësinë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të planifikojmë edhe projekte të reja dhe rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë, sidomos tek subvencionimi…
Gjatë muajit gusht, Letnica e Vitisë është vizituar nga shumë mysafirë nga e mbarë Kosova, qytetarë të tjerë nga viset e tjera të shteteve të rajonit, nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi e nga Kroacia, për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen për nder të festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. Në kuadër të kësaj feste sot u mbajt edhe mesha qendrore e festës ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës. Kryetari i komunës së Vitisë, duke përshëndetur…
Ekipet “Hustlers”(M) dhe Bashkimi (F) fitues të turneut në basketboll, organizuar nga Klubi Rotarian Gjilani
Për të nderuar dhe shënuar me aktivitet Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rotary Club Gjilani, në bashkëpunim edhe me klubet e basketbollit, KB Drita e KB “United”, organizuan turneun në basketboll “Youth Tournament 3×3”, për të dyja kategoritë, ku në atë të meshkujve fitues doli të jetë skuadra “Hustlers”, ndërsa te femRat, ekipi më i mirë ishte “Bashkimi”. Organizatorët thanë se me këtë aktivitet sportiv deshën të shënojnë këtë ditë të rinisë por edhe të ndihmojnë klubet e të rinjve duke organizuar gara, që për ta janë të mirëseardhura, por edhe duke I shpërblyer për mundin, ekipet finaliste. Fadil Rrahmani,…
LDK: Gjilanasit po përballen me qeverisje shkel e shko, me bllokim të projekteve të kaluara e mos realizim të asnjë prej 109 premtimeve
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mbajti konferencë për medie në të cilën qëndrimet i paraqitën anëtarët e Kuvendit Komunal, Avdyl Aliu, shef I Grupit të Këshilltarëve dhe Drenushë Maloku, anëtare e Kuvendit. Shefi i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, kritikoi qeverisjen e re e cila jo që nuk ka inicuar projekte të reja por as nuk i ka vazhduar projektet tona të cilat kanë mbetur të papërfunduara. Sipas tij: punën e deritanishme të kësaj qeverisje e karakterizojnë shkeljet e mëdha të ligjeve dhe rregulloreve, andaj edhe e cilësojmë si “qeveri e guximit me këmbë…
Adem Nimani Nuk do të ketë sheqer, por mos u frikoni se këtë e siguron Presidenti! Nuk do të ketë naftë, por këtë ua siguron Presidenti! Nuk do të ketë vaj, por këtë ua siguron Presidenti! As lëndë për ngrohje nuk do të ketë, por jeni me fat se ato ua siguron Presidenti! Radikali serb, sa herë që dikush flet për finalizimin e marrëveshjes së Serbisë me Kosovën, deklaron bindshëm se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Pastaj, njeriu normal shtron pyetjen: pse vazhdon ky cirk në Bruksel? Në Ballkanin Perëndimor, Serbia vepron kundër të gjithë fqinjëve – pa…
Theophilus Solomon është emri i afrimit më të ri të Gjilanit. Për afrimin e ri ka njoftuar klubi nga qyteti me të njëjtin emër. “Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, ka…
Nga Gani Mehmetaj ( Reportazhë ) Legjendën e Bjeshkëve të Nemuna e kam dëgjuar në fëmijëri nga nëna (1927-1967) dhe nga gjyshja (1895-1980), mu si e kam dëgjuar nga ato edhe legjendën për plaken e gurëzuar që i tha marca-keqit: “po marr gjanë e n’bjeshkë po dal, me çka pat e ngrini n’mal”. Në fëmijëri me tregonin se ku ishte plaka e gurëzuar me dele, në Rusoli, në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna. Gjyshja dhe nëna nuk e dinin asnjë fjalë serbisht. Në valën e dëbimeve, kur refugjatët iknin maleve apo fshiheshin shpellave që të mos i rrihte era, shqota e…
Të shtunën, në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, u bë rivarrimi i dëshmori Enver Pacolli. Eshtrat e dëshmorit u tërhoqën nga varrezat civile në Hajvali, për të pushuar në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ngjarje kjo që u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. “Për mua si kryetar i komunës është nder dhe privilegj, është krenari po ashtu, që në një ceremoni modeste, në një ditë të veçantë e të shënuar për familjen Pacolli, e në veçanti për dëshmorin e kombit Enver Pacolli, në datën e lindjes së tij, të zhvillojmë dhe përfundojmë procesin e…
Nita Rakovica është shqiptarja e parë oficere police në Zelandën Re. Nita bashkë me familjen u vendos në Zelandën e Re në tetor të vitit 1999 kur sapo kishte mbushur 5 vjet. Ishin këto ardhje të familjeve kosovare që kishin përjetuar gjenocidin e shteti serb në tokat e tyre stërgjyshore. Si të gjithë fëmijët shqiptarë të moshës shkollore bashkë me ta edhe Nita shpejt mësuan gjuhën dhe u adaptuan mjedisit të ri. Shumë prej tyre kanë kryer studimet në universitetet prestigjioze të Auckland-it dhe punojnë gjithandej Zelandës së Re. Nita pas mbarimit të Kolegjit për oficere policie me sukses…
Donald Trump është nën hetim penal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe statuteve shtesë në lidhje me pengimin e drejtësisë dhe shkatërrimin e të dhënave të qeverisë federale, zbuluan të dhënat nga një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit amerikan. Urdhri i kontrollit, përmbajtja e të cilit është konfirmuar nga cnn, tregon se FBI-ja kërkoi prova nëse keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara nga Trump, duke përfshirë disa të klasifikuara si top sekret, shkeli tre ligje penale. Më e rëndësishmja, një urdhër kërkimi i lëshuar nga gjykatësi i magjistraturës amerikane, Bruce Reinhart dhe i miratuar nga Prokurori i…

