Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Siguria ndaj grave e fëmijëve
Opinione

Siguria ndaj grave e fëmijëve

adminBy adminSeptember 13, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Sadete Tërnava – Osmani

Pavarësisht raporteve të shumta që sugjerojnë përmirësime ndaj fenomenit te dhunës gjinore, respektivisht asaj seksuale, situata aktuale vazhdon të ketë nivele të larta shqetësimi. Provat kërkimore nga studimet ndërkombëtare paraqesin fakte bindëse të prevalencës së lartë të dhunës kundër grave. Rezultatet e publikuara së fundmi nga nje studim i OBSH-se tregojnë se gjatë jetës një në tri gra i nënshtrohet dhunës fizike ose seksuale nga partneri intim ose nga një jo-partner (OBSH, 2021).

Ne vendin tone, siguria ndaj grave e fëmijëve, duket se ka pak rëndësi dhe rralle flitet për te. Kjo shihet pothuajse gjithmonë kur nxisim biseda për temat e patriarkalizmit, mendimit kolektiv, ngacmimeve, dhunës gjinore e dhunimeve seksuale. Ne këso rastesh, vërehet një lloj mosdurimi, përgjithësisht nga burrat. Ata sikur tentojnë ose ta neglizhojnë, ose ta ‘zbusin’ bisedën me një lloj përqeshjeje, shpesh te përcjellë me anekdota patriarkale te pashije, me tentime për ta mbyllur temën si ne aludim te llojit: ‘le bre se s’ka me dhune ndaj grave e vajzave”, “ ka kaluar ajo kohe kur gruaja është maltretuar”, “tash ka dhune ndaj burrave”, “ti mundesh me fole veç për veti”, e deri te interpretimet e cilësimet tërësisht misogjene e skajshëm te paskrupullta, “gratë pe lypin”, “qikat jon tranu krejt” etj.

Sa janë tranu qikat e gratë mjafton te vrojtojmë brenda shtëpive, institucioneve, rrugëve, parqeve e shesheve, e te shohim qe ato edhe sot i ndjek frika e burrave e djemve te pacipe e te paedukuar, te sëmurë nga miratimi kolektiv kulturor qe edhe sot e kësaj dite ua jep rehatinë te tallen me vajza e gra, t’i hane me sy rrugës, te mos i lejojnë te ecin e te qeshin lirshëm, te vishen si te duan, te dalin e te kthehen kur te duan, sepse pason ngacmimi, fishkëllima, ofshamat, prekja, kushtëzimi, rrahja e dhunimi. Dhe pas tere këtyre, fatkeqësisht ka heshtje dhe turp, e veç kur ndodh me e keqja, siç i ndodhi dje vajzës 11 vjeçare, kemi reagime me te fuqishme dhe atë kryesisht nga gratë, sepse burrat tanë, me përjashtime te rralla, sikur s’mund te reagojnë. Fatkeqësisht, ata ende janë larg ta kuptojnë faktin qe edhe me ligje e edhe me fe, postulat është përmbajtja dhe respekti ndaj gruas.

Rasti i djeshëm, na tregon se tepër pak kemi folur, debatuar e vepruar për t’u edukuar e për t’u arsimuar si shoqëri. Edukata ne familje, qe përfshin lirinë e bisedës me fëmijë, mësuesit mendje-hapur, shoqëria civile avangarde dhe edukimi i përgjithshëm shoqëror ngërthen në vetvete vetëdijesimin e popullit edhe për integritetin fizik, shpirtëror e trupor te individit e sidomos te gruas, dhe gjithçka qe ndërlidhet me te.

Mjedisi socio-kulturor brenda të cilit jemi rritur vazhdon të jete i mbushur me mendësi patriarkale aq te rrënjosur, sa që “të vërtetat” e tij merren si të natyrshme dhe të vetëkuptueshme.

Pavarësisht të se kaluarës se rende neper te cilën jemi rritur, ne kemi ditur te jemi fisnikë, dhe shpesh gruan ta thërrasim fisnike. Është koha ta fisnikërojmë jetën e te flasim pa u tallur, se heshtja dhe tallja sjellin dhunë e dhuna prodhon dhunues, madje edhe grupor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.