- Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
Author: admin
32 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Osmani: Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se kjo kushtetutë shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se me të janë fortifikuar përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur. “Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër,…
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë marrë pjesë në disa aktivitete të përbashkëta për mbrojtje kundër sulmeve ajrore. “Sulm ajror! Dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë shtytje diamanti dhe kursi i vetëbesimit Camp Dodge. Grada Kombëtare Amerikane dhe ushtarët e detyrës aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për provuar aftësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s. Ndërsa, Ambasada Amerikane në Prishtinë teksa ka shpërndarë këtë njoftim, ka thënë se “së bashku jemi më të…
Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim kryetari Haliti, e ka njoftuar atë lidhur me punët e qeverisë komunal, projektet dhe përkushtimin e tyre për të mirën e qytetarëve vitias. Gjithashtu është biseduar edhe për çështjet e pushtetit lokal si sfidat e komunave për edhe mundësitë për zhvillimin e tyre. Kryetari Haliti tha se është nder që bashkërisht me homologun e tij kanë biseduar për çështjet që janë në interes të qytetarëve duke treguar përkushtim të lartë në përmirësimin e jetës së qytetarëve./GJILANI…
Planifikohen investime në eficiencë që do të ndikojë në kursim të energjisë elektrike në komunën e Vitisë
Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur sot në takim drejtorin e Shoqatës për Efikasitet të Energjisë së Ri-përtritëshme (SHEER), si dhe ekspertin e efiçiencës së energjisë Arsim Kuliqi. Në këtë takim u bisedua rreth Planit të Veprimit të Komunës për Energji dhe Klimë (PVKEK), që ka për qëllim investimin për kursimin e energjisë elektrike në këtë rast në komunën e Vitisë. Ky plan i veprimit përfshinë sektorin e ndërtesave, sektorin e transportit, dhe sektorin e ndriçimit publik. Nënkryetari Aliu e ka mirëpritur këtë plan të veprimit dhe ka falënderuar organizatën SHEER. Ai tha se duke i…
Arifi: Nxënësit shqiptarë në Luginë po detyrohen ligjërisht ta intonojnë himnin serb në shkollë
Nxënësit në Kosovë nuk e kanë filluar ende vitin e ri shkollor për shkak të grevës në arsim. Por, bashkëkombësit e tyre në Luginë të Preshevës, mësimin e nisën më 1 shtator, ndonëse me një veçori diskriminuese. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, njoftoi të mërkurën se nxënësit shqiptarë në Luginë janë të detyruar ligjërisht nga autoritetet serbe të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës. Në llogarinë e tij në Facebook, Arifi publikon një dokument, që sipas tij, pasqyron vendimin për detyrimin e intonimit të himnit serb “Boze Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. “Tani…
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë sot me urdhër të Gjykatës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Q.H. Sipas një njoftimi për media, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë, si dëshmi materiale për Gjykatën. “Një pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk, një pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm, një karikator me katër copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe 29 copë fishekë të kalibrit 9mm”, thuhet në njoftim. Tutje sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. “Në…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot në Prishtinë me Ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey. Vite më parë znj. Calmy-Rey ishte shpallur qytetare nderi e komunës së Vitisë dhe poashtu një shesh në qytetin e Vitisë mbanë emrin e saj. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka njoftuar znj. Calmy-Rey, për zhvillimet e gjithmbarshëm në komunën e Vitisë si dhe rreth planeve që ka qeverisja komunale në Viti për të ardhmen. Kryetari Haliti gjithashtu ka theksuar edhe rolin e madh që luajnë bashkatdhetarët tanë, konkretisht vitiasit që jetojnë në shtetin Helvetik. Ai tha se…
Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Fushë Kosovë, ku një person goditi për vdekje fëmijën e tij 1-vjeçar. Policia ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedura të rregullt. Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lexo po ashtu: Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë, njëvjeçari aksidentohet për vdekje në oborrin e shtëpisë “Lagjja 28, Fushë Kosovë 06.09.2022 – 15:50. Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur pas lëndimeve të pësuara me veturë në oborrin…
Ahmet Ҫollaku Në fshatin Rrajcë te Përrenjasit, Fatos Ҫollaku, 48 vjeç, vari veten nga varfëria. Ky është çuni i Musa Ҫollakut, që ka dhjetë vite që ka vdekur, nip i Merko Ҫollakut që në vitet pesëdhjetë u arratis në Jugosllavi. Rrajcarët ia dinë shtigjet Krastës si venat e gjakut në trupin e tyre. Merkos nuk dihet si i shkoi puna, sepse asnjëherë nuk u bë më i gjallë. Po le të vazhdojmë me Fatosin, këtë të “kohës së demokracisë” që po e ndërtojmë kaq bukur me ndihmën e supervizorëve të huaj. Lajmi në media thotë se Fatosin e gjeti…
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është gati për sfidën e parë të fazës së grupeve të Conference League. Futbollistët therandas kanë shkruar historinë si skuadra e parë nga Kosova, që ka arritur në mesin e skuadrave më të mira. Ata janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e të enjtes., kundër ekipit nga Rumania CFR Cluj 1907. “Pritjes po i vije fundi, edhe dy ditë kanë mbetur deri në debutimin tonë në grupet e Ligës Konferencë. Të enjten në këtë kompeticion nuk do të debutojë vetëm ekipi kampion, Ballkani, por e tërë Kosova. Me fillim nga ora 18:45, në tempullin…

