- Triumf historik në Goteborg: Kosova mposht Suedinë 0-1, ëndrra për Botëror vazhdon
- Pensionohet Ilmi Krasniqi, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan
- Në xhaminë e Germovës të Vitisë është vjedhur arka me paratë e ndihmave
- Ka ndërruar jetë Lutfije Ilijazi, ish-kryeinfermiere e QKMF-së
- Po konfirmohet fuqia e përkrahjes qytetare dhe lidhja jonë e përbashkët për Gjilanin e ri
- Nesër, me të parën, po vulosim fitoren e madhe!
- Ne po ndërtojmë një ekip fitues dhe një Gjilan të më të fortë e më të zhvilluar për të gjithë qytetarët!
- Hyseni vazhdon me vizitat në bisnese të ndryshme
Author: admin
Nga Zymber Mehani Letërsia jonë për fëmijë këtyre ditëve u pasurua edhe me vëllimin poetik “Diell e flamur” nga poeti Rrahim Sadiku. Kjo përmbledhje poetike është shkas i mirë për t’i shënuar disa meditacione në lidhje me poezinë tonë për fëmijë, me atë që shpreh dhe mban ajo si fuqi potenciale njohëse dhe argëtuese, por mbi të gjitha edhe edukative. Në aktualitetin, në të cilin po jetojmë, të sajimeve poetike te ne, për shumë arsye, e sidomos pse kemi të bëjmë me një përfaqësues të poezisë shqipe, mendojmë se poeti Rrahim M. Sadiku shquhet nëpërmjet këtij vëllimi poetik, ngase…
Nga: Agim Baçi (Beteja tek lexuesi përballë Don Kishotit, Shvejkut dhe Shekspirit) Rëndom, kur tentojmë të flasim për letërsinë, për libra të ndryshëm, disa herë përdorim emrin e autorit, por në disa raste përdorim emrin e personazhit. Në të dy rastet, përdorimi i këtyre emrave imponohet në mënyrë të vetvetishme por që shpesh përbën edhe një mënyrë të kuptuari ndaj asaj që lexojmë. Por, a ekziston një betejë mes autorit dhe personazhit? A ka një sfidë mes tyre? Le të ndalemi për shembull në tre libra për të cilat mendoj se kanë patur edhe lexuesit më të shumtë në…
Carmen Boullosa: Në Amerikën Latine ekzistojnë dy tradita letrare që lexuesi mesatar tenton t’i konsiderojë si përballë njëra-tjetrës, të kundërta ose, thënë ndryshe, antagoniste: ajo fantastike, në krye me Adolfo Bioy Casaresin dhe mjeshtrin Cortázar, dhe ajo realiste me Vargas Llosan, Teresa de la Parran. Tradita e shenjtë na dëfton se pjesa jugore e Amerikës Latine është shtëpia e fantastikes, ndërsa pjesa veriore është qendra e realizmit. Sipas mendimit tim, ju rrokni gjëra nga të dyja: romanet dhe tregimet tuaja janë krijime fantastike dhe një reflektim i mprehtë, kritik i realitetit të sotëm. Dhe nëse vazhdojmë këtë logjikë, do të…
Nga Bajram Mjeku Brezi më fatkeq në dekadat e fundit është brezi im, më saktë ne që jemi lindur në vitet gjashtëdhjetë, pastaj kemi krijuar familje në dekadën më të rëndë të shekullit të kaluar në vitet nëntëdhjetë dhe mbas luftës, përkushtimi ynë i vetëm në mungesë të perspektivës, ishte për t’i përgatitur fëmijët tanë për të ikur në Evropë dhe përtej oqeanit! Kjo i bie që ne nuk kemi lindur fëmijë për të jetuar e prosperuar në Kosovë, por kemi “prodhuar” fëmijë, që të sigurojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit. Në dekadën e fundit, gjatë takimeve me miq…
Nga Driton S Bejtullahu Në mesnatë u nisa nga Kosova, në një udhëtim prej gjashtë orëve, për të ligjëruar te një klient në Holandë. Pjesa e fundit e rrugëtimit tim u bë me tren. Vajti ora nëntë e mëngjesit. E telefonova familjen për t’i njoftuar se fluturimi kishte shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të arrij në destinacion. Me pyetën për këtë vend piktoresk. Me humor u përgjigja se, nga frika se mos po e ngatërroj destinacionin, më janë skuqur sytë duke e ngulitur shikimin në ekranin e njoftimeve, në kërkim të stacionit ku duhej të zbrisja –…
Beogradi i kënaqur me vrasjet në Ukrainë. Krimet ruse ndaj popullit ukrainas, Serbia nuk i gjakon sikur kur vriste vet në Bosnje. Kështu mund të vlerësohet çdo lajm që lexon a dëgjon dikush nga mediat serbe, shumicën e të cilave, pa asnjë dyshim, i ka në dorë dhe i dirigjon qeveria e Beogradit në krye me Aleksandar Vuçiqin Për më keq, kaluan 22 vjet nga përfundimi i krimeve serbe në Kosovë dhe BE-ja nuk e gjeti një shteg për ta hapur derën integrimeve. Sa herë që janë takuar shqiptarët e serbët në Bruksel, pothuajse vetëm për foto, BE e…
Kishte një ndjenjë fati te Granit Xhaka që shënoi golin vendimtar në fitoren 3:1 të Arsenalit kundër Manchester Unitedit, të shtunën e kaluar në stadiumin “Emirates”. Ai festoi me pasion para tribunës veriore, krahëhapur dhe duke shijuar duartrokitjet. Goli i Xhakës dhe fitorja që pasoi e vendosën Arsenalin në vendin e katërt në Premier League për herë të parë që nga edicioni 2015/16. Për Xhakën ishte goli i parë këtë edicion me fanellën e Arsenalit. Me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Arsenali ka dy pikë më shumë se Tottenhami që zë vendin e pestë. Derbi…
Shkrimtari Ag Apolloni është ftuar në Çeki për të marrë pjesë në orë letrare kushtuar veprës së tij si dhe për të mbajtur një ligjëratë në “Universitetin e Karlit” në Çeki. Romani autobiografik i Apollonit “Ulurima e ujkut”, i cili trajton temën e të pagjeturve, mjerimin social e politik, edukimin arsimor, defektet religjioze, mitizimet historike, pseudodisidencën, si dhe dashuritë dhe marrëzitë e ndryshme, tash e gati dy vjet flet edhe në çekisht. U përkthye nga Orkida Backus Borshi. Studiuesja e përkthyesja me prejardhje shqiptare është ligjëruese në Degën e Ballkanistikës dhe përgjegjëse për studimet shqiptare në “Universitetin e Karlit”.
Qyteti i Prizrenit është mbushur të enjten mbrëma, me grafite pas arrestimit të një mësuesi të dyshuar për pedofili. Prapa grafiteve me mesazhe të shumta, qëndron Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. “Ky rast, sikundër rastet tjera të abuzimeve seksuale ndaj vajzave e grave janë alarm për sigurinë e tyre. Ky nuk është veç rast i pedofilisë, por dhunë sistematike ndaj vajzave e grave që sillet rreth seksualizimit të trupit femëror. Ky është krim. Krim i cili nuk është i izoluar por paraqet rrezik të vazhdueshëm për secilën vajzë e grua në Kosovë”, thuhet në njoftim e kësaj organizate.…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdojë edhe për këto dy ditë. IHK njofton se të shtunën parashihen luhatje në parametrat meteorologjik duke krijuar mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
