Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Të reja

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale
  • Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!
  • Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë
  • Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale
  • Ftohen fermerët që kanë pasur dëme nga breshëri dhe erërat të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë
  • Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhje, diskutoet për sigurinë e qytetarëve të Kamenicës
  • Komuna e Vitisë përfundoj me sukses vizitat sistematike shëndetësore për mbi 1700 nxënës vitias
  • Kryetari Rahimaj së bashku me drejtorin Morina mbajnë takim me fermerë, diskutojnë për projektet që do të zhvillohen në fushën e Bujqësisë për vitin 2022
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Gjilani Info
Ballina»Kulturë»Personazhi apo autori?
Kulturë

Personazhi apo autori?

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Agim Baçi

(Beteja tek lexuesi përballë Don Kishotit, Shvejkut dhe Shekspirit)

Rëndom, kur tentojmë të flasim për letërsinë, për libra të ndryshëm, disa herë përdorim emrin e autorit, por në disa raste përdorim emrin e personazhit. Në të dy rastet, përdorimi i këtyre emrave imponohet në mënyrë të vetvetishme por që shpesh përbën edhe një mënyrë të kuptuari ndaj asaj që lexojmë.

Por, a ekziston një betejë mes autorit dhe personazhit? A ka një sfidë mes tyre?

Le të ndalemi për shembull në tre libra për të cilat mendoj se kanë patur edhe lexuesit më të shumtë në botë. Kështu, ne themi Don Kishoti, Shvjeku, Shekspiri. Dy të parët janë personazhe, i treti është autor. Përse vallë ky ndryshim teksa i referohemi këtyre tri rasteve? Çfarë e bën Shekspirin të vazhdojë të jetë padron i të gjithë personazheve të tij? Përse Servantesi duket i zbehur përballë emrit të Don Kishotit. Po Hasheku pse nuk mundet të jetë më aq i fuqishëm se sa Shvejku?

Duket se kur themi Don Kishoti, askush nuk tenton të identifikojhë heroin me emrin e Servantesit. Autori duket sikur nuk mundet dot ta përfaqësojë më atë sepse personazhi është bërë më i fuqishëm. Pra historia e leximeve dhe diskutimeve duket se i ka dhënë të drejtën “krijesës”, për të mbajtur gjithë fuqinë e veprës. Ndërkohë, e njëjta histori shfaqet edhe mes Hashekut dhe Shvejkut. Hasheku mbetet krejt i largët, thuajse i papërfillshëm përballë fuqisë që shfaq emri i Shvejkut. Dhe, besoj se biem në një mendje se, sot, në mbarë botën, emri e këtyre dy personazheve janë më popullorë se sa i autorëve. Madje, mund të ketë shumë persona në botë që dinë diçka për Don Kishotin por nuk dinë asgjë për Servantesin, që dinë shumë gjëra për Shvjekun e që nuk e njohin aspak Hashekun.

Si për ironi të fatit, këto dy vepra mbeten edhe të vetmet të famshme të këtyre dy autorëve, pasi veprat e tjera të tyre nuk e kanë patur vlerën sa ”Don Kishoti i Mançës” apo ”Ushtari i mirë Shvejk”.

Krejt e kundërta ndodh me Shekspirin- për të vazhdojmë të mendojmë më së shumti si autor. Edhe pse Hamleti, Mbreti Lir, Makbethi, Otello, Ofelia, Romeo e Zhuljeta, janë personazhe të interpretuara në qindra skena, të debatuara në qindra Akademi Artesh, apo që kanë vënë në lëvizje mijëra kritikë arti, sërish askush nuk ka guxuar të mendojë se Shekspirin mund ta mundë ndonjë prej personazheve të tij.

Atëherë, përse në këtë komunikim me këto libra, për Shekspirin vijojmë të mendojmë si autor, ndërsa për Servanetin e Hashekun ”vendosin” personazhet?

A mund të të diçka që mund t’i ndajë, a ka ndonjë faktor thelbësor që bën këtë dallim?

Mund të ketë disa arsye, por unë besoj se, Don Kishoti dhe Shvejku, të përshkruar në kufijtë e naivitetit, gati-gati të dorëzuar në dorë e lexuesit, duket se na lënë dorë të lirë neve si lexues të mendojmë pa ndonjë vramendje të madhe. Ata janë aq të natyrshëm sa nuk duket se lexuesi ka ndonjë vështirësi për t’i kontrolluar. Autorët duket sikur ia kanë dorëzuar çdo lexuesi që t’i marrë përdore e të udhëtojë me ta. Mjafton të kujtojmë se sa emërtime, krahasime, keqkuptime, ka me këto dy personazhe, për të kuptuar guximin që kanë ndërmarrë mijra lexues për t’i diskutuar, debatuar, gjykuar, e më pas edhe përjetësuar më shumë se sa dy autorët.

Krejt ndryshe duket sikur ndodh me Shekspirin. Ai është piktori i madh, detajuesi më i kujdesshëm i pushtetit, parasë dhe tradhëtisë. Asnjë penë nuk i ka pikturuar si ai këto tre “pushtete” që vërtisin miliona e miliona jetë njerëzore. Por të tri këto veti janë më së shumti pjellë e mendjes. Si rrjedhojë personazhet e Shekspirit ngjajnë më së tepërmi si produkt mençurie. Jeta i ka vërtetuar dhe vazhdon t’i vërtetojë fjalët e tij- askush nuk guxon t’i kontrollojë “krijesat” e tij, por vetëm të mendohet përpara tyre. ”Shekspiri ju ka njohur përpara se ta njihni ju atë”, shkruan kritiku i njohur, profesori i Harvardit, Harold Bloom.

Me dy të parët, pra me Don Kishton dhe Shvejkun, ne etiketojmë qindra, mijëra persona. Madje, edhe një pjesë e mirë e atyre që nuk i kanë lexuar si libër, kanë mundësinë të dinë kuptimin e etiketimit për shkak të përdorimit të herëpashershëm në jetën e përdtishme.

Ndërsa me Shekspirin gjithçka ndodh ndryshe. Ai i përket zgjidhjeve të mendjes, zgjidhje që për ne, edhe pse përbëjnë shenja për të përcaktuar një fenomen, mbeten brenda zgjidhjeve të mençura, ose zgjidhjeve që mund të arrihen apo shmangen nëpërmjet mençurisë.

Don Kishoti është ëndërr – por ëndrra nuk mund të jetë emërtim i përgjithshëm, pasi ëndrra i përket thelbit të intimitetit tonë. Ndaj, keqkuptimi me Don Kishotin ka ardhur në një rrjedhë që duket normale, ku zakonisht “Don Kishot” ne cilësojmë dikë që po merr kot, që ëndërron kot. Por a mundet që dikush të ëndërrojë kot në dashuri? Kjo duket e pamundur, pasi gjithkush nga ne, e ka dashur pa pasur nevojë që detyrimisht edhe t’ia thotë.

Ndërkaq, Shvjeku është “e vërteta pa etiketë” – por ne jemi mësuar që të vërtetën ta themi në forma sa më të buta, të veshur me fjali plot “pupla” në mes. Ndaj, me Shvejkun ne zakonisht etiketojmë ata që sillen si naivë, pasi të drejtët, ata që thonë të vërtetën, ne i shikojmë si naivë, ose gati-gati, si budallenj.

Ndërkohë, Shekspiri ëshë zgjidhje e mendjes. Tradhëtinë, pushtetin dhe paranë ne thuajse i etiketojmë njëlloj. Meqenëse i përkasin marrëveshjeve nëpërmjet mendjes dhe jo shpirtit, përgjithëssht njerëzimi nuk i ka keqkuptuar personazhet e Shekspirit, ose edhe në raste keqkuptimi nuk ka guxuar t’i shohë larg autorit. Kjo situatë leximesh na sjell përpara etiketimesh të qarta të personazheve të tij: Kështu, me Brutin ne shikojmë tradhëtarin, Me Romeon e Zhuljetën ne shikojmë dashurinë.

Ndërkohë, Don Kishotin dhe Shvejkun thuajse e hasim në gjykime “të kollajshme” tek çdo lexues, sepse ata të dy janë drejt një bote “të humbur”, larg “të mençurve”. Ndaj, meqenëse çdo lexues merr guximin t’i gjykojë, atëherë autori nuk është vendimtar në atë që i duhet lexuesit të mendojë.

Ndërsa te Shekspiri, mençuria e drejtëpërdrejtë ose si fabul, është në çdo gërmë. Meqenëse në libër ato janë personazhe, shpesh lexuesve i duhet një mbështetje për të besuar ato mendime të rrufeshme, filozofike, të goditura, rrënqethëse që shfaq korpusi i personazheve shekspiriane. Pra, pavarësisht se dimë shumë për Makbethin, Hamletin, Brutin, Otellon, Mbretin Lir, ne sërish i shohim ato të fshehur pas emrit të Shekpsirit. Sepse Shekspiri është emër njeriu, pra një njeri- kështu që duket më e lehtë që barrën e mençurisë ta mbajë ai për të gjithë. Ndaj vetëm ai mund t’i përmbledhë ato mendime, ndërkohë që Don Kishoti e Shvejku “bredhin të lirë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Poeti që kalëron me kohën

June 22, 2022

“I AM GRETA” – “Unë jam Greta”

June 21, 2022

Arti si revoltë ndaj komunizmit

June 21, 2022

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Qendrore

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

By adminJune 25, 2022

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në…

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022

Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale

June 24, 2022
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Partnere:
© 2022 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.