Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Messi u magjeps nga gjesti i shokut të skuadrës i cili e ka bërë tatuazh yllin argjentinas

April 1, 2023

Fan Noli, lëvrues i madh i fjalës shqipe

April 1, 2023

Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën

April 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Messi u magjeps nga gjesti i shokut të skuadrës i cili e ka bërë tatuazh yllin argjentinas
  • Fan Noli, lëvrues i madh i fjalës shqipe
  • Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën
  • 42 vjet nga demonstratat e vitit 1981
  • Kehoe: Do ta vërtetojmë rolin që pati Thaçi në luftën për liri
  • Herë, herë…!
  • Kuvendi Komunal mbanë mbledhjen e tretë të rregullt
  • Kryetari Haliti ka nxjerrë vendim për regjistrimin falas të komitetit rom, egjiptas dhe ashkali
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Pse duhet të lexoni çdo ditë
Kulturë

Pse duhet të lexoni çdo ditë

adminBy adminOctober 24, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Leximi i një libri, nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën.

Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori, ndjenja të afta për të transferuar emocione tek lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme. Për më tepër, siç tregohet nga disa studime shkencore, leximi sjell shumë përfitime për psikikën dhe shëndetin e njerëzve. Ja cilat janë 10 prej tyre:

Stimulon mendjen

Shumë studime kanë treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon në parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimeri dhe demenca senile. Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë në trup, edhe truri ka nevojë të ushtrohet për të qenë në formë, ndaj fraza “përdore ose do ta humbasësh”, është veçanërisht e përshtatshme kur bëhet fjalë për trurin.

Zvogëlon stresin

Nuk ka rëndësi se sa stres ju shkakton puna, marrëdhëniet, apo probleme të tjera që hasni në jetën e përditshme. Kur jeni të zhytur në një histori, e gjeni veten në një dimension tjetër, në një lloj bote paralele, në të cilën do të harroni problemet tuaja. Një roman i shkruar mirë, do t’ju çojë në një botë tjetër.

Përmirëson dijet tuaja

Çfarëdo që të lexoni do ta rritë nivelin tuaj kulturor, dhe kjo gjë do t’ju vijë në ndihmë pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Sa më shumë njohuri të keni, aq më të gatshëm do të jeni për të përballuar sfidat që ju përball jeta.

Për më tepër, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer të menduarit tuaj. Kur e shihni veten në rrethana të vështira, mos harroni se mund të humbni gjithçka tjetër (paratë, punën, shtëpinë, madje edhe shëndetin), por asnjëherë dijet që keni fituar.

Zgjeron fjalorin tuaj

Ky është një nga përfitimet më të rëndësishme. Sa më shumë të lexoni, aq më e mirë do të jetë mënyra juaj për ta ekspozuar veten tek të tjerët. Fjalët e reja do t’i shtohen atyre që përbëjnë fjalorin tuaj të përditshëm. Të shprehurit më mirë dhe në mënyrë të artikuluar, mund t’ju ndihmojë në vendin e punës, pasi mund të stimulojnë shumë vetëvlerësimin tuaj.

 

Përmirëson kujtesën

Kur lexoni një libër, duhet që të mbani mend një numër personazhesh, historitë e tyre, ambiciet, ngjarjet dhe nuancat e tyre, pasi të gjitha detajet ndërthuren me komplotin e veprës. Kujtesa e ka një kufi, por truri është një organ i mrekullueshëm, dhe mund t’i mbajë mend me lehtësi të gjitha këto.

E bën më të fortë aftësinë analitike të të menduarit

A keni lexuar ndonjëherë një roman thriller të jashtëzakonshëm, duke e zgjidhur misterin, edhe para se ta përfundonit librin? Përveç kësaj, ju do të jeni në gjendje të përdorni kapacitetin kritik dhe analitik të të menduarit edhe në punën tuaj, duke pasur parasysh të gjitha detajet që ju janë dhënë, dhe që do t’i përdorni për të zgjidhur “misterin”.

Përmirësoni nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit

Në botën ku jetojmë, të ndikuar tërësisht nga interneti, vëmendja shkon në të gjitha drejtimet e mundshme, duke na bërë njerëz që kryejnë shumë detyra njëherësh. Në vetëm 5 minuta, secili prej nesh bën 1 mijë gjëra: dërgon e-maile, organizon punën, bisedon me shumë njerëz (përmes Facebook, Skype,Whatsapp, etj.), i hedh një sy Twitter-it, kontrollon telefonin,dhe bashkëvepron me kolegët e punës.

Kjo sjellje shkakton një rritje të nivelit të stresit, duke e ulur produktivitetin tonë. Por kur lexon një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia. Me leximin, pjesa tjetër e botës qëndron jashtë, dhe ju jeni të zhytur në çdo detaj.

Ndaj përpiquni të lexoni 15-20 minuta para se të shkoni në punë (për shembull gjatë rrugës nga shtëpia për në punë, nëse përdorni transportin publik), dhe do të habiteni nga niveli juaj i përqendrimit sapo të mbërrini në zyrë.

Përmirëson aftësitë tuaja në të shkruar

Kjo pikë shkon paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Duke u ekspozuar publikisht, të shkruarit mirë në punë, ka një efekt të dukshëm në aftësitë e të shkruarit. Rrjedhshmëria dhe stilit i

të shkruarit të shkrimtarëve, do të ndikojë në punën tuaj personale. Ashtu si muzikantët ndikojnë tek njëri-tjetri, duke vendosur se kush është mjeshtri, edhe shkrimtarët mësojnë se si të shkruajnë prozë duke lexuar veprat e të tjerëve.

Sjell qetësi të madhe shpirtërore

Përveç relaksit që shoqëron leximin e një libri, ka ta ngjarë që tema mbi të cilën po lexoni, t’ju çojë në një botë ku mbretëron paqja dhe qetësia e brendshme. Leximi i teksteve spiritualiste e ul presionin e gjakut, duke ju dhënë një ndjenjë të madhe qetësie, ndërsa është vërtetuar se leximi i librave mbi tema si “Si të ndihmoni veten për…”, i ndihmon njerëzit me çrregullime të caktuara të sjelljes apo që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore. /Libreriamo/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Fan Noli, lëvrues i madh i fjalës shqipe

April 1, 2023

Kur të humbasësh nënën

March 29, 2023

Liria e shkrimtarit

March 28, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Sport

Messi u magjeps nga gjesti i shokut të skuadrës i cili e ka bërë tatuazh yllin argjentinas

By adminApril 1, 2023

Shumë tifozë kanë shprehur prej kohësh admirimin e tyre për Lionel Messin duke bërë…

Fan Noli, lëvrues i madh i fjalës shqipe

April 1, 2023

Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën

April 1, 2023

42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

April 1, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Messi u magjeps nga gjesti i shokut të skuadrës i cili e ka bërë tatuazh yllin argjentinas

April 1, 2023

Fan Noli, lëvrues i madh i fjalës shqipe

April 1, 2023

Mërgata shqiptare në SHBA, e gatshme për të ndihmuar Kosovën

April 1, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.