Author: admin

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se marrëveshja me MCC-ja është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe duhet përshëndetur nga të gjithë. “Kjo i forcon lidhjet Kosovë- SHBA si aleanca e interesit nacional për Kosovën. Uroj që këto lidhje të vendosen edhe në çështje tjera të cilat po kërkohen nga administrata amerikane si qasja konstruktive në dialog, difersifikimi i burimeve të energjisë (projekti i gazejellësit) dhe respektimi i marrëveshjeve dhe vendimeve të gjykatave”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka theksuar se të rreshtohesh përkrah kërkesave të aleatëve nuk është thyerje kurrizi por lidership.

Read More

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë. Siç bëhet e ditur në njoftim, këto mjete i janë dhuruar Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët të sigurt. “Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e…

Read More

Dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, ka përfunduar pa marrëveshje për targat. Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve. “Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të…

Read More

Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan në vazhdimësi ndërmerr veprime ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje duke rrezikuar vetën e tyre, por edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugorë. Është shqiptuar gjobë ndaj kompanisë dhe vozitësit i cili ka drejtuar automjetin transportues duke tërhequr rimorkion në të cilën transportonte ngarkesë përtej masave të parapara me ligj, të cilën nuk e ka sinjalizuar me tabele përkatëse dhe nuk është pajisur me leje të veçantë për të siguruar përcjellje të veçantë, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë në Gjilan. Drejtoria Rajonale e Policisë në…

Read More

Në rrugën “7 Shtatori” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore. Policia bëri me dije se vozitësi nga pakujdesia ka goditur me veturën e tij çiklistin e moshës së mitur. Çiklisti dhe pasagjeri i tij, i mituri, kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, njofton policia Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani Info/

Read More

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në rrugën “Abdullah Tahiri” të Gjilanit për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, njofton policia. Sipas policisë thuhet se javë më parë personat në fjalë kishin sulmuar fizikisht një qytetar. Personi I lënduar ka pranuar trajtime mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar për në paraburgim./Gjilani Info/

Read More

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e dy Komiteteve, Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komitetit për planifikim, rregullim të hapësirave dhe mbrojtje të mjedisit, në komunën e Vitisë. Në këto dy mbledhje, në bazë të rendit të ditës, janë zgjedhur edhe dy kryesues të këtyre komiteteve. Kryesuese e komitetit për shëndetësi, është zgjedhur Valentina Mehmeti, ndërsa kryesues për planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, u zgjodh Remzi Salihu./Gjilani Info/

Read More

Shkruan: Milazim Krasniqi 1. Objektivi i parë serb është proklamuar të jetë forcimi i ndikimit të Serbisë me anën e instrumenteve destabilizuese në Kosovë. Destabilizimi synon të përfshijë, krahas veriut që është në jostabilitet permanent, edhe destabilizmin e institucioneve të vendit dhe nxitjen e konflikteve shumëplanëshe brenda shoqërisë së Kosovës. Pra, mbajtja e Kosovës në destabilizim permanent, duke i bërë presion me veriun e rebeluar dhe duke i destabilizuar edhe institucionet shtetërore të Kosovës dhe shoqërinë në tërësi, është objektivi kryesor strategjik i Serbisë. Pse insiston Serbia kaq fort në mbajtjen e jostabilitetit permanent në Kosovë? Sepse, sipas teorive…

Read More