Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U gjet i pajetë në malet e Selanikut, pistat e hetimit për vdekjen misterioze të shqiptarit
Rajonale

U gjet i pajetë në malet e Selanikut, pistat e hetimit për vdekjen misterioze të shqiptarit

adminBy adminNovember 8, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot pritet të dalë vendimi i Gjykatës për dënimin e 59-vjeçarit grek që dyshohet se mund të ketë gisht në vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi.

Ylli Mera, 51 vjeç u gjet i pajetë në malet Kerdylia, pranë Arethusa, Selanik.

Sipas medieve greke shqiptari kishte shkuar në mal bashkë me 59-vjeccarin grek për të prerë dru. Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.
59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij, shkruan protothem.gr.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

Çfarë tha vëllai i viktimës

“Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se i është prerë këmba, nga një sharrë elektrike me zinxhir”, tha vëllai i 51-vjeçarit shqiptar, i cili kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici më 4 nëntor.

“Po punonin me njeriun që e çoi në mal, por nuk di asgjë më shumë. Në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë. Presim të mësojmë më shumë nga policia e cila po vijon hetimet”, theksoi ai.

Ata dilnin shpesh bashkë në mal

I gjithë fshati ku jetonte 51-vjeçari fatkeq është tronditur nga ngjarja tragjike.

“Nuk kishte njeri më të mirë. Ai kishte vite që jetonte këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund për t’i bërë keq. Dëgjuam se Kosta (siç e thërrisnin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe kishte vdekur. Kishte shkuar disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë“, ka raportuar për protothema.gr, Giorgos Tsakalides, një banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh. “Policia e gjeti në mal.”, ka theksuar ai, raporton abcnews.al.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.