Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Hasan Hajrullahu – pishtar i arsimit shqip dhe bartës i shumë funksioneve në Preshevë
Kosovë Lindore

Hasan Hajrullahu – pishtar i arsimit shqip dhe bartës i shumë funksioneve në Preshevë

adminBy adminNovember 24, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sa herë që eci rrugës nga ish pazari i Preshevës deri në çarshi, më bëhet se takoj një mesoburrë me trup atleti, i pashëm, me një veshje elegante e me një qëndrim dinjitoz e burrëror. Më ka mbetur thellë në memorie që nga fëmijëria ime, kur mu aty te godina e vjetër e Gjimnazit “Skënderbeu” takoja këtë mesoburrë, atëherë rreth 40 vjeçar, i qetë në ecje, me një çantë të zezë që mbante në një dorë, të mbështetur për sako. Ky burrë që takoja shpesh te i njëjti vend, mu aty në çarshi, ishte Hasan Hajrullahu, kryetar i atëhershëm i Komunës së Preshevës, i cili rrugën nga shtëpia e tij te mëhalla e Tërrnavaleve e deri në Komunë e anasjelltas e bënte më këmbë. Nuk e di pse, por ia kisha shumë lakmi. Unë atëherë fëmijë e ai kryetar komune. E z. Hasani, i lindur më 30 dhjetor të vitit 1936, që i takon brezit të parë të arsimuar, meriton që të çapis pak në jetën dhe karrierën e tij të pasur. E meriton, sepse shumë institucione kishin zënë fillin që nga koha kur ai udhëhiqte me Preshevën. Ishte nxënës i gjeneratës së parë të shkollës fillore (viti shkollor 1945/46) e një ndër mësuesit kishte edhe Demirali Hoxhën, një burrë të urtë dhe përparimtar i kohës. Z. Hasani po ashtu ishte edhe nxënës i gjeneratës së parë të Normales në Prishtinë, shkollim atë që e vijoi nga viti 1953 deri në vitin 1957. Me të kryer normalen, në vitin 1957, punësohet në arsim. Së pari në Shkollën Fillore në Miratoc, ku punon dy vite shkollore, dhe meqë shërbimi ushtarak aso kohe ishte i obligueshëm, po atë vit shkon në ushtri. Me t’u kthyer nga shërbimi ushtarak punësohet në Shkollën fillore në Rahovicë, që aso kohe ishte paralele e Shkollës Fillore të Preshevës, ku punon disa muaj. Pas ca muajve shërbimi në këtë shkollë, kalon në Shkollën Fillore “15 Nëntori” të Preshevës. Vlen të theksohet që ishte sportist i dalluar, e sidomos shquhej në futboll, ku edhe shfaqi talentin e tij në ekipin futbollistik “Hajduk” të Preshevës. Duke qenë një i ri që e donte sportin, në vitin 1962/63 regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në drejtimin e Edukatës Fizike, drejtim ky i sapohapur për studime në gjuhën shqipe. Me tu kthyer nga studimet me diplomë arsimtari, punësohet në cilësinë e arsimtarit të Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “15 Nëntori” në Preshevë dhe menjëherë po atë vit (1965) emërohet zëvendës drejtor i po asaj shkolle. Dy vite më vonë kalon në Gjimnazin “Zora socializma” në Preshevë. Në vitin shkollor 1967/68 emërohet drejtor i Gjimnazit, i cili në atë vit ndryshon emrin nga “Zora socializma” në Gjimnazi “Skënderbeu”. Në cilësinë e drejtorit të këtij institucioni arsimor nis kërkesën dhe procesverbalin në Ministrinë përkatëse për ndryshimin e emrit. Po ashtu sa ishte drejtor i këtij gjimnazi, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së arsimdashësve të Tërrnocit me nismë të Shaban Xheladinit me shokë (shok i normales) për hapjen e paraleles të gjimnazit të Preshevës në Tërrnoc. Nga viti 1970 deri në vitin 1978 ishte kryetar i Komunës së Preshevës. Gjatë mandatit të tij u ndërtuan objekte e u hapën disa institucione si infrastukturore, ekonomike, shoqërore, kulturore e arsimore. Kështu gjatë asaj periudhe kohore u ndërtuan dhe u hapën Objekti i shkollës në Caravajkë e Leran. U hap Gjyqi Komunal (1972). U ndërtua objekti i ri i Gjimnazit të Preshevës (në vitin 1977). U nis dhe thuaja u finalizua Objekti i Shtëpisë së Kulturës. U hap ekspozitura e Jugobankës nga dega ne Mitrovice. U vazhdua ndërtimi i rrugës Preshevë-Gjilan përmes Karadakut, etj. Nga viti 1978 deri në vitin 1982 ishte deputet në dhomën e komunave në Parlamentin Republikan. Nga viti 1982 kur edhe u themelua Enti Parashkollor në Preshevë, z. Hasani ishte drejtori i parë i këtij institucioni, që e udhëhoqi deri në vitin 1997, kur edhe u pensionua. z. Hasan Hajrullahu aktualisht me familjen e tij jeton në Preshevë. /Shkruan: Ferid Selimi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.