Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici djalin i cili rezulton i zhdukur që nga data 19.11.2022.
Sipas saj ajo nuk e di vendnodhjen e djalit të saj që nga ajo datë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur, më 19.11.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.