Author: admin

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Smith për Radion Evropa e Lirë ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Ne sigurisht që do të mbështesnim lëvizjen e Kosovës drejt programit të Partneritetit për…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur për një stërvitje të përbashkët ndërmjet efektivëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se po vazhdojnë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. “Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë!”, shkruan Mehaj.

Read More

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Kolonel Agron Rukiqi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar çështje me interes të përbashkët mes dy institucioneve. Fillimisht mysafirët kanë uruar kryetarin të gjykatës për pozitën e re, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve. Me këtë rast, kryetari Salihu ka falënderuar drejtorin Rukiqi për bashkëpunimin korrekt në mes Gjykatës dhe Stacionit Policor në Gjilan, duke shtuar se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më shumë në kuadër të…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi kanë nënshkruar marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Rahimaj ka thënë se në kudër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë në vlerë prej 50 mijë Euro. “Sot bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, kemi nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Në kuadër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë, në vlerë prej 50.000€. Për ne është e rëndësishme që të krijojmë mundësi bashkëpunimi edhe me nivelin…

Read More

Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare- Lindje) në kuadër të Planit Operativ Goditja 2022 në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, njoftohet nga policia. ‘Si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen kamion i tipit “Man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin, M.A.,shtetas Kosovar, njoftohet tutje nga policia. Sipas policisë, pas tentativës për t’u shmangur ndalimit…

Read More

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Për të vdekurit, fjalët më të pa – zgjedhura:  Është një thënie latine se: “Për të vdekurit, fjalë më të zgjedhura ..”! Shumica e njerëzve që e kanë një moral, qoftë edhe në grimca kjo thënie respektohet edhe kur shkohet në kryeshëndosh e sidomos gjatë paraqitjeve publike për ata  që e kanë këtë mundësi për shkak postit që e kanë apo që duan të jenë në qendër të vëmendjes, me çdo kusht dhe çdo çmim, pa e respektuar asnjë parim! Popujt e vegjël kryesisht merren me tema të mëdha, me çështje strategjike botërore ndonëse askush…

Read More

Sulmuesja e Kosovës, Kosovare Asllani, largohet nga Real Madridi. Shumë lojtare të Realit Madridit si dhe trajneri Alberto Toril nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së kryeqytetit spanjoll. Gjithçka u bë e ditur pas humbjes përballë Barcelonë në “Kupën e Mbretëreshës”. “Faleminderit për gjithçka Madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them përveçse do te kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”. Ky është mesazhi i Kosovare Asllanit, që mbyll përvojën e saj me fanellën e bardhë. Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh,…

Read More

Nga: Torres Duarte Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 1950, dhe të përmbledhura më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Markez (Gabriel Garcia Marquez), shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike. Stilistikisht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarë për filma, si “Kolonelit nuk…

Read More

Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dy dëshmorëve. Pos autoriteteve të Institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre si edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë. Ndërkohë është organizuar një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së…

Read More

Një gjeneral rus sipas të gjitha gjasave ishte vrarë nga ushtarët ukrainas. Bëhet fjalë për gjeneralin Kanamat Botashev, i cili humbi jetën kur aeroplani të cilin po e pilotonte u rrëzua nga ushtarët ukrainas. 63-vjeçari ishte piloti me gradën më të lartë që humbi jetën në luftën në Ukrainë. Siç raporton BBC, Rusia kishte raportuar se Botashev ishte pensionuar më herët, dhe se nuk kishte fluturuar me ndonjë aeroplan luftarak për më shumë se dhjetë vite. Lexo po ashtu: Ukraina hyn në ‘fazën më aktive të agresionit rus’ – sulmi në frontin lindor ‘më i madhi’ i parë në…

Read More