Është arrestuar në Gjilan personi i dyshuar për shkak se e kishte kanosë verbalisht përmes telefoni me vrasje një femër , thuhet nga policia.
Sipas policisë bëhet e ditur se personi në fjalë e kishte thirrë dhe kanosur të përmendurën përmes telefonit, derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar para stacionit policor, i cili gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/