Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar një numër i konsiderueshëm i aksidenteve në trafik dhe rasteve të tjera policore.
Sipas të dhënave zyrtare: 41 aksidente trafiku me të lënduar, 87 aksidente trafiku me dëme materiale, 2,301 tiketa trafiku të shqiptuara, 22 persona të arrestuar dhe 15 persona në mbajtje
Në total, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 128 aksidente trafiku, prej të cilave 41 me persona të lënduar dhe 87 me dëme materiale.
Shifrat e publikuara nga Policia e Kosovës tregojnë për një ngarkesë të konsiderueshme të punës së zyrtarëve policorë gjatë vetëm një dite, veçanërisht në fushën e sigurisë në komunikacion.
2,301 tiketa të shqiptuara brenda 24 orëve janë një tjetër tregues i numrit të madh të kundërvajtjeve të evidentuara në rrugët e Kosovës./Gjilani INFO/


