Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Fitore Malaj zgjedhet ushtruese të detyrës së Rektores në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Lajme Lokale

Fitore Malaj zgjedhet ushtruese të detyrës së Rektores në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

adminBy adminJuly 31, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 31 korrik 2026, pas shqyrtimit të dorëheqjes së rektorit,  Artan Dërmaku, konstatoi përfundimin e mandatit të tij.

Me qëllim të garantimit të vazhdimësisë institucionale dhe funksionimit të rregullt të Universitetit, Këshilli Drejtues, i kryesuar nga Liza Rexhepi, ka zgjedhur Fitore Malaj ushtruese të detyrës së Rektores së Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Fitore Malaj është profesore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Për gjashtë vjet ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, duke udhëhequr procese të rëndësishme në fushën e zhvillimit akademik dhe të sigurimit të cilësisë. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare themeluese e Këshillit Drejtues, ku ka shërbyer për pesë vjet dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional, strukturat e qeverisjes dhe proceset strategjike të Universitetit.

Në fjalën e saj, ushtruesja e detyrës së Rektores, Fitore Malaj, falënderoi Këshillin Drejtues për besimin e dhënë dhe thekoi se marrjen e kësaj detyre e konsideron përgjegjësi, e jo privilegj. Ajo u zotua se do të angazhohet me përkushtim për funksionimin e mirë të institucionit, avancimin e proceseve akademike dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Këshilli Drejtues shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për Rektorin e deritashëm Artan Dërmakun për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të Rektorit, duke respektuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqje.

Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i uron ushtrueses së detyrës së Rektores Fitore Malajt punë të mbarë dhe suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja e saj akademike, drejtuese dhe institucionale do të kontribuojë në vazhdimësinë e zhvillimit dhe funksionimin e suksesshëm të Universitetit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë përmbushjen e përgjegjësive të tij akademike dhe institucionale, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Universitetit./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.