Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Zv/ministri i Mbrojtjes: Të gatshëm ta mbrojmë çdo cep në rast të ndonjë sulmi!
Lajme Qendrore

Zv/ministri i Mbrojtjes: Të gatshëm ta mbrojmë çdo cep në rast të ndonjë sulmi!

adminBy adminJanuary 2, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se me vite të tëra forcat ushtarake serb janë të dislokuara pranë kufirit me Kosovën me synim destabilzimin e situatës.

Sipas tij, vendosja e 48 baza e tri brigada më të rëndësishme të ushtrisë së Serbisë paraqet rrezik për sovranitetit e Kosovës e njëkohësisht është edhe rrezik më i gjerë rajonal e global.

Syla shtoi se vazhdimisht janë në koordinuar me KFOR-in, që nëse u duhet ndihmë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të jetë e gatshëm që në bazë të Kushtetutës ta mbroj çdo cep të Kosovës në rast se ajo sulmohet nga ushtri të jashtme.

“Ne jemi në bashkëpunim të përhershëm me KFOR-in, jemi në mbështetje të tij, kurdo që KFOR-i ka nevojë që forcat tona të jenë ndihmë ne do të jemi të gatshëm. Ne në bazë të Kushtetutës e mbrojmë çdo cep të Kosovës në rast se ajo sulmohet nga ushtri të jashtme ose agresion ndaj vendit tonë. Me analizë të situatave jemi të gatshëm që ta ndihmojmë nëse eventualisht ka nevojë që ne të reagojmë. Lajmi për ushtrinë serbe nuk është i ri, me vite të tëra forcat ushtarake serb me vite janë të dislokuara me vite pranë kufirit dhe jo më pak se 48 baza e tri brigada më të rëndësishme janë të orientuara drejt jugut të Serbisë gjegjësisht afër kufirit tonë”.

“Ne gjithnjë e kemi ngritur këtë rrezik, e kemi bërë publike se këto forca ndërsa ky dislokim ose përqendrim që është bërë rreth kufirit paraqet rrezik rreth sovranitetit tonë e njëkohësisht edhe më të gjerë rajonal e global. Kështu që shqetësimin ynë është me bazë dhe besoj që faktori ndërkombëtar është duke e trajtuar seriozisht këtë punë e që edhe e ka ngritur zërin kundër kësaj dukurie dhe sigurisht që paraqet rrezik permanent e që ne duhet të jemi vigjinet ndaj kësaj situate duke u përgatitur evtualsiht meqë ne e dimë që NATO e ka mandatin e sigurisë dhe mbrojtës së kufirit tonë, dhe bashkërisht i ndajmë informacionet tona e ndjejmë këtë atmosferë të cilën po e krijon Serbia me prezencën ushtarake afër kufirit tonë”.

Tutje, Syla tha se janë pajisur me armë moderne të prodhuara në shtete të NATO-s e që plotësojnë standartet e kërkuar. E gjithë faza e zhvillim e transformimit, tha si po zhvillohet në koordinim të plotë me partnerët.

“Kemi marrë pajisje cilat janë adekuate për fazat e zhvillimit, armë moderne të cilat janë në trendin botëror dhe të cilat e dërgojnë në fund projektet për zhvillimin normal për partneritetin me shtetet tjera, partnere të cilat i bëjnë zhvillimin ushtarak, forcat të cilat sot garojnë me zhvillim modern, është që edhe ato pajisje që i marrim janë të prodhuara në shtetet e NATO-s dhe të gjitha plotësojnë standardet e saj”.

Ai ka deklaruar se 2023-ta ishte një vit i suksesshëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se kanë realizuar një numër të madh objektivash. Syla tha se fondi prej 40 milionë eurosh ishte një kontribut i jashtëzakonshëm i fundvitit duke thënë se do t’i lehtësojë planet e zhvillimit.

“Vërtetë ne po e përmbyllim një vit shumë të rëndësishëm me suksese në siguri pasi patëm edhe një buxhet i cili na mundësoi që projektet tona të realizohen, njëkohësisht edhe të shtohen kapacitet tona me të cilat ne do t’i realizonim objektivat tona. Ky buxhet ishte edhe synim i mëparshëm sepse zhvillimi i përgjithshëm i sistemit e objektivave tona asesi nuk mund të realizohej pa mjete. Fal përkushtimit të Qeverisë ose prioriteteve që i ka dhënë fushës së sigurisë ne kemi arrit të plotësojmë një numër të madh të objektivave tona drejt realizimit të synimeve si pajisjet më moderne të cilat janë më të domosdoshme për forcën tonë si shkollimin, trajnimin e zhvillimin e fazave tranzitore”.

“Objektivi jonë ishte që ta arrijmë t’i sigurojmë pajisjet dhe ato nuk bëhen pa mjete, para dhe ky shtim i fundvitit na është bërë jo vetëm si lajm i mirë, por edhe një kontribut i jashtëzakonshëm për realizimin e atyre objektivave. Ne këto mjete lehtësisht kemi mundur t’i kanalizojmë meqenëse kemi planin e zhvillimit afatshkurtër- mesëm dhe atë afatgjatë dhe këtë javë duke përfunduar kontratat e fundit për të realizuar dhe shfrytëzuar mjetet të cilat na janë ndarë”./EO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot sot i ftohtë dhe me vranësira në Kosovë, gjatë mëngjesit priten reshje shiu

November 14, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.