Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vinca për librin e Ndrecajt: ‘Pikëllimi i bimëve’ më provokoi
Kulturë

Vinca për librin e Ndrecajt: ‘Pikëllimi i bimëve’ më provokoi

adminBy adminJuly 6, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

I dashur Pal,

Ta lexova librin. E lexova me sy dhe, pjesërisht, edhe me zë. Moti nuk kam lexuar ndonjë libër me poezi të autorëve tanë që të më ketë provokuar si “Pikëllimi i bimëve”. Bimëve! Përse bimëve? Sepse edhe njeriu është një lloj bime në këtë botë: bimë që mendon; që qan e këndon. Paskali thoshte: “L’homme est un roseau pensant” (Njeriu është kallam që mendon). Nuk ishte pa dell poetik dijetari i famshëm.

Vargjet e tua flasin kryesisht për gjëra të zakonshme, por të domosdoshme si dashuria, malli, ëndrra, vendlindja, drurët, zogjtë, miqtë e të afërmit, të gjallët dhe të vdekurit, pa të cilat nuk ka kuptim jeta njerëzore. E njeh mirë historinë e vendit tënd, por edhe jetën e sotme të banorëve të tij, brenda e jashtë, në atdhe dhe në mërgim. Jeton në Nju-Jork, por i ndien problemet si të jetoje midis Prishtine. E njeh mirë filozofinë e etërve tanë, qëndresën e urtësinë dhe përpiqesh të mësosh soje për vete dhe t’ua transmetosh brezave që vijnë.

Cikli për vendlindjen është nga më të mirët. Ti i ke ngritur përmendore Moglicës sate lindore, njerëzve të saj, duke marrë si simbol nistor gurin, këtë figurë kaq të shpeshtë të poezisë shqipe, veçanërisht të kësaj që krijohet në Kosovë, por që te ti ka konotacione pak a shumë të tjera nga ato që gjejmë, fjala vjen, te Shkreli e Podrimja. Ti i këndon gurit nga pozita e atij që e braktis vendlindjen fizikisht, por jo edhe shpirtërisht, prandaj ritakimi me të, gurin jetik të vendlindjes, shndërrohet në një ritual mistik.

Poezitë për babanë, nënën, motrat, veçanërisht ajo për Lizën, janë vjersha që ke qejf t’i lexosh vetë dhe t’ua lexosh edhe të tjerëve, për të ndarë me ta emocionin që përçojnë ato dhe thjeshtësinë e bukur.

Imazhet e tua kanë diçka të ngjashme me ato të “bacëlokut” (Din Mehmetit), sepse edhe vini nga e njëjta trevë: ajo e Dukagjinit dhe deri diku edhe nga e njëjta shkollë poetike: e modernitetit të bazuar në traditë. Nuk i kam lexuar librat e tu të tjerë, veç të parit, por te ky libër ti ke arritur të vesh një baraspeshë midis lokales dhe universales, në planin tematik, sikundër edhe një kombinim funksional midis të folurit kolokuial dhe ligjërimit letrar në rrafshin stilistik.

Një vlerë tjetër e këtij libri është endja e përkorë e vargut dhe vjershës, pa e stërzgjatur, por edhe pa lënë gjë mangët.

Të përshëndes, i dashur Pal dhe të uroj krijime të reja me vlerë e frymëzim autentik!

Prishtinë, 22 qershor 2024

Prof. A. Vinca

P.s.:
Këtë letër studiuesi i letërsisë dhe poeti Agim Vinca ia ka dërguar poetit Pal Ndrecaj pas leximit të librit të tij “Pikëllimi i bimëve”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.