Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit
  • Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë
  • Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar 7 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh
  • Fakulteti Juridik i UP “Kadri Zeka” bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës
  • Policia e Kosovës: Janë dezinformata publikimet në disa media serbe se një “grup i armatosur shqiptarësh ka hapur zjarr drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës ‘Debela Glava’”
  • UÇK-ja nuk ka ushtruar dhunë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës
Lajme Lokale

Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

adminBy adminNovember 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me një delegacion, mori pjesë në Konferencën e 20-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi në kohë të trazuara”, e cila u mbajt në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ky edicion jubilar i konferencës, që këtë vit rikthehet në Shkodër pas një tradite 20-vjeçare ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mblodhi studiues, pedagogë dhe përfaqësues institucionalë nga 26 vende të botës, duke krijuar një atmosferë të gjallë shkencore dhe bashkëpunuese.

Seanca plenare u drejtua nga Zv. Rektorja Blerta Dragusha, ndërsa Rektori i UNISHK, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e ruajtjes së rolit dhe mendimit njerëzor në kohën e teknologjisë së avancuar.

Në vijim, punimet e Konferencës i përshëndeti edhe Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan. Rektori Dermaku vlerësoi rolin e konferencës si një urë e fortë bashkëpunimi akademik ndërmjet universiteteve të rajonit dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimeve shkencore për afirmimin e universiteteve publike kosovare në arenën ndërkombëtare.

I ftuar i nderit ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, ndërsa përshëndetje mbajtën edhe përfaqësues të arsimit parauniversitar dhe universiteteve ndërkombëtare, përfshirë znj. Romina Gurashi nga Italia.

Në Konferencën e sivjetme të Shkodrës prezantuan 180 punime shkencore, 275 autorë e kontribues dhe pjesëmarrës nga katër kontinente. Paralelisht janë zhvilluar edhe Konferenca e 5-të e Shkollës së Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar, Konferenca e 4-të e LTC dhe Botimeve “Polis”, si dhe Konferenca e 6-të e Forumit Sociologjik të Ballkanit.

Në mbyllje të seancës plenare, znj. Bresena Kopliku, Drejtore e Kërkimit Shkencor dhe Ndërkombëtarizimit në UNISHK, përgëzoi punën e të gjithë kontribuuesve në realizimin e këtij edicioni jubilar.

Pjesëmarrja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj bashkëpunimit rajonal, ngritjes së cilësisë akademike dhe avancimit të kërkimit shkencor./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

By adminNovember 17, 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani, është nderuar me Çmimin e Partneritetit (Best Partnership…

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës

November 17, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon Universitetin Publik “Kadri Zeka” me Çmimin e Partneritetit

November 17, 2025

Asfaltohet rruga e Gërrmit, lidhen mes veti lokalitet Binçë – Kabash – Beguncë

November 17, 2025

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia”- Pozheran

November 17, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.