Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, bëhet e ditur sot nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
Njoftohet se me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkaq, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”./GJILANI INFO/