Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
  • Gjashtë raste të dhunës në familje, gratë raportojnë dhunë psikike dhe fizike në disa qytete të Kosovës
  • Republika mbi interesat politike: sovraniteti i qytetarëve, kushtetutshmëria dhe përgjegjësia shtetërore
  • Bungu i Dyzit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit
Kosovë Lindore

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

adminBy adminJuly 13, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Beqir Sina

Presheva më priti me diell të ngrohtë dhe erë që sillte aromën e tokës shqiptare. Duke ecur nëpër rrugët e qytetit historik në Luginën e Preshevës, ndjeja pulsin e një komuniteti që lufton çdo ditë për të mos u shuar. Flamujt shqiptarë valëviten krenarë mbi shtëpitë dhe institucionet, sikur të thonë: “Ne jemi këtu, nuk largohemi”.

Si gazetar që kam raportuar nga New Yorku e Tirana, por edhe nga shumë vende të tjera, kjo vizitë në Preshevë më preku thellë. Nuk ishte thjesht një udhëtim, por një zhytje në realitetin e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

Takova banorë që flasin me zë të ulët, por me zemër të fortë. Ata tregojnë për diskriminimin sistematik, për adresat që “zhduken” në letër, për diplomat që nuk njihen, për punë që nuk gjenden dhe për një neglizhim ekonomik që i detyron të rinjtë të largohen drejt botës.

“Ne duam vetëm të jetojmë si njerëz normalë, me të drejtat tona bazë, as më shumë dhe as më pak sesa pakicat në Kosovë ”, më tha një banor i moshuar, teksa ecnim në një nga sheshet kryesore. Fjalët e tij pasqyronin një realitet të hidhur, por edhe një krenari të pathyeshme.

Një nga takimet më të rëndësishme gjatë kësaj vizite ishte me Visar Mehmetin, politikanin e shquar të Preshevës, President i Alternativës për Ndryshim (APN).

Ai më priti me mikpritje të ngrohtë që në pikën kufitare Tabanoc.

Mehmeti, ish-Shef i Shtabit në administratën komunale dhe kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2024-ës, njeh çdo rrugicë dhe çdo problem të kësaj luge. Ai flet me pasion për nevojën e unitetit dhe për zhvillimin që i mungon kësaj ane.

Në krye të Komunës së Preshevës sot është Ardita Sinani. Pas zgjedhjeve lokale të përsëritura më 2 qershor 2024, ajo udhëheq një koalicion të gjerë shqiptarësh – Partia për Veprim Demokratik së bashku me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik Shqiptar.

Sinani, që më parë ka qenë këshilltare për Luginën pranë Kryeministrit Albin Kurti, thuhet se po përfaqëson një erë të re.

Deputeti Shaip Kamberi, i vetmi shqiptar në Kuvendin e Serbisë, e ka cilësuar këtë zgjedhje të Ardita Sinanit  si një distancim të qartë nga politikat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç: “Më në fund, Presheva bën distancim nga bashkëpunimi me politikat e Vuçiqit”.

Ish zyrtari i lart i kësaj komune shqiptare Zoti Visar Mehmeti na tha se komuna zyrtarisht  i ka mbi 35 mijë banorë, me shumicë dërrmuese shqiptare – rreth 95 për qind. Megjithatë, shqiptarët e kësaj luge ndihen si minoritet i harruar në vendin e tyre.

“Shkollat mbajnë emrat e heronjve kombëtarë, institucionet kulturore ruajnë gjuhën dhe traditat, por ekonomia është e dobët, investimet mungojnë dhe presioni është i përditshëm.” tha ai.

Tek ecja nëpër Preshevë, ndjeja një kontrast të fortë: krenari kombëtare nga njëra anë, dhe vështirësi reale nga ana tjetër. Të rinjtë ëndërrojnë një të ardhme këtu, por shumë prej tyre detyrohen të emigrojnë.

Vizitat e politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria thonë preshevarët sjellin gjithmonë një frymë shprese dhe mesazhe mbështetjeje të qarta.

Tashmë Shqiptarët e Preshevës duket se nuk janë më thjesht një pikë në hartë. Ata janë pjesë e pandashme e kombit tonë. Si gazetar, e shoh qartë, se këta meritojnë vëmendje shumë më të madhe nga Tirana, Prishtina dhe diaspora: “Uniteti, mbështetja konkrete dhe zëri ndërkombëtar mund të ndryshojnë të ardhmen e tyre”.

Nga Preshevë, ku zemra e shqiptarisë rreh me forcë pavarësisht gjithçkaje, kthehem me shpresë, por edhe me detyrim për të treguar më shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

By adminAugust 14, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për…

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026

Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë

August 12, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.