Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Përurohet libri “Joga dhe Sporti” i autorit Salih Hasani
Kulturë

Përurohet libri “Joga dhe Sporti” i autorit Salih Hasani

adminBy adminSeptember 4, 2024Updated:September 4, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Është promovuar libri i profesorit (Shihanit) Salih Hasani, me titull “Joga dhe Sporti”, pasditën e të mërkurës në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan. Botimi i këtij libri u mundësua nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Në emër të kryetarit Hyseni, foli drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, i cili tha se sot kanë nderin të jenë bashkë për të promovuar një vepër të veçantë, një libër që përmbledh përkushtimin dhe pasionin e një njeriu që ka dhënë kaq shumë për komunitetin tonë dhe për zhvillimin e sporteve luftarake në qytetin tonë të dashur, Gjilanin.

“Flasim për librin “Joga dhe Sporti,” të shkruar nga një prej personaliteteve më të respektuara në fushën e sportit dhe të disiplinës, Salih Hasani”, tha Kushtrim Zeqiri.

Sipas tij, Salih Hasani, një njeri i thjeshtë, por me një vizion të madh, jo vetëm që ka ushtruar këtë sport me përkushtim, por ka krijuar breza të tërë sportistësh që sot mbajnë me krenari flamurin e karatesë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas drejtorit Zeqiri, përmes mësimeve të tij, ai ka frymëzuar të rinjtë të ndjekin rrugën e disiplinës, respektit dhe vetëkontrollit, që janë vlera thelbësore të karatesë.

“Libri “Joga dhe Karate” është një testament i dijes dhe përvojës së tij të pasur”, tha Zeqiri.

Më tej, ai shtoi se në këtë vepër, Salih Hasani, na sjell një kombinim unik të dy disiplinave që, ndonëse duken të ndryshme, ndajnë një thelb të përbashkët: harmoninë e trupit dhe mendjes.  Përmes këtij libri, autori na udhëheq në një udhëtim të brendshëm, ku joga dhe karateja ndihmojnë individin të gjejë ekuilibrin e brendshëm dhe të zhvillojë forcën e tij shpirtërore dhe fizike.

Sipas drejtorit të DKRS-së, autori i këtij libri, përmes punës së tij, ka lënë një trashëgimi që do të jetojë për breza të tërë, dhe ky libër është vetëm një tjetër gur themeli në atë trashëgimi.

Për rëndësinë e librit, ka folur edhe instruktori i karatesë Raif Musa, njëherësh nga këshilli redaktues i librit, i cili thënë se ky libër i tejkalon kufijtë lokalë, ngase në Kosovë joga nuk është edhe aq e njohur edhe pse ajo praktikohet shumë. Për autorin, ai tha se tërë jetën ia kushtoi kësaj lamie dhe se ka krijuar një libër të veçantë, të atillë çfarë është vetë autori si një njeri që tërë jetën ia kushtoi sportit.

Dy ish-nxënësit e Shihanit Salih Hasanit, Hazir Mustafa dhe Ismet Bunjaku, poashtu vlerësuan kontributin e tij për sportin e karatesë por vlerësuan edhe librin në fjalë.

Hazir Mustafa, ish-karateist e që ishte njëri ndër nxënësit e trajnerit Sali Hasani, theksoi se ishte nder për të dhe ka evokuar kujtime nga themelimi i Klubit të Karatesë “Zenel Hajdini” në Gjilan deri në vitet e nëntëdhjeta kur u pagëzua me emrin Drita. Ai tha se Salih Hasani meriton të nderohet e të çmohet. Edhe Ismet Bunjaku, ish- nxënës i këtij trajneri, ka theksuar se trajneri Hasani që në atë kohë kishte përdorur jogën në ushtrime dhe foli për rëndësinë e saj.

Për  kontributin e Salih Mustafës, veçmas për sportin e karatesë, folën edhe Kryetari i Klubit të Karates, Drita,  Arsim Ibrahimi si dhe gazetari Muhamet Halili, i cili edhe ka udhëhequr ceremoninë e promovimit, e të cilët thanë po ashtu se tani kontributi i tij me vlerë po na vije edhe përmes  këtij libri.

Arsim Ibrahimi, ka folur për periudhën pas pranimit të karatesë kosovare në WKF, kohë në të cilën Gjilanin e cilësoi si qytet të karatesë që arriti të vjelë medalje në të gjitha garat e mëdha botërore.

Për librin “Joga dhe Sporti” ka folur edhe vetë autori Salih Hasani, i cili ka falënderuar  të pranishmit dhe mbështetësit që ky libër të sheh dritën e botimit, si dhe foli edhe për historikun e karatesë në Gjilan që nga viti 1974, kur ishte themeluar klubi i parë, i cili u zyrtarizua më 1975, duke thënë se përgatitje fizike është e lidhur me përgatitjen mendore, duke e ndërlidhur këtë me jogën tradicionale se si funksion ajo e që më së miri kuptohet kur të lexohet ky libër tejet interesant.

Ndryshe, Sali Hasani që nga viti 1970 kishte nisur të merret me karate dhe ishte ideator dhe themelues i Klubit të Karatesë “Zenel Hajdini” nga Gjilan dhe bashkë me Esat Marovcin e kishin regjistruar këtë klub.

Ai më pas kishte emigruar në Gjermani, ku kishte punuar me shumë mjeshtër të karatesë nga mbarë bota dhe diturinë e tij për këtë sport e kishte demonstruar nëpër seminare të ndryshme dhe evente të mëdha botërore të karatesë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.