Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Përpjekja Ruse për ta penguar Kosovën në Këshill të Sigurimit, flasin nga selia e OKB-së
Lajme Qendrore

Përpjekja Ruse për ta penguar Kosovën në Këshill të Sigurimit, flasin nga selia e OKB-së

adminBy adminApril 22, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ditë më parë në media është raportuar se Rusia do të bëjë përpjekje që të mos e lejojë Kosovën të marrë pjesë në seancën e 27 prillit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet dhe raportohet për situatën në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar selinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në New York.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra për media e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kanë thënë se për çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit përfshirë edhe atë se kush merr pjesë në takime, i takon anëtarëve të Këshillit të vendosin dhe s’i takon Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm që të komentojë.

Nga kjo zyrë kanë thënë se për këtë çështje duhet pyetur anëtarët e Këshillit të Sigurimit se si synojnë ta trajtojnë takimin për Kosovën.

“Çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë atë se kush mund të marrë pjesë në mbledhje, i takon anëtarëve të Këshillit që të vendosin. Rusia, siç e dini, është presidentja e Këshillit të këtij muaji. Ju mund të pyesni anëtarët e tjerë të Këshillit se si synojnë ta trajtojnë takimin për Kosovën. Nuk do të ishte për Sekretarin e Përgjithshëm apo zëdhënësin e tij që të komentonte këtë”, ka thënë për Gazetën Express, Farhan Haq, Zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kjo nismë e Rusisë ka ardhur pasi SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore në muajin mars kanë refuzuar propozimin rus që në format të njëjtë sikurse Kosova të përfaqësohet edhe rajoni i aneksuar i Donjetskut.

Paralajmërimi i Rusisë për të mos e lejuar Kosovën që të marrë pjesë në seancë përmes përfaqësuesit është dhënë përme snjë dokumenti të Këshillit të Sigurimit, në të cilin flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.Ndryshimi i praktikës së deritashme do të tentohet nga pala ruse, pasi në mars anëtarët e Këshillit të Sigurimit ia refuzuan propozimin që Daria Morozova ta përfaqësojë rajonin e aneksuar të Ukrainës Donjetsk, në cilësinë e Ombudspersonit, në seancat e Këshillit të Sigurimit.

“Ndërsa një përfaqësues i Kosovës zakonisht merr pjesë në konferencat e Këshillit sipas Rregullës 39 të rregullores së përkohshme të procedurës, Rusia mund të përpiqet ta kundërshtojë këtë praktikë në takimin e muajit të ardhshëm. Gjatë konferencës së Këshillit mbi situatën në Ukrainë më 17 mars, Rusia propozoi që Daria Morozova, në cilësinë e saj si ‘Ombudsperson i rajonit të Donetsk’, ta informojë Këshillin sipas rregullës 39”, thuhet në dokument. Kosova zakonisht është përfaqësuar nga presidentja ose Ministrja e Jashtme./GazetaExpress

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!

April 30, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

April 23, 2026

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.