Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Për tre vjet ju mund të bëheni shtetas me pasaportë gjermane
Diasporë

Për tre vjet ju mund të bëheni shtetas me pasaportë gjermane

adminBy adminMay 22, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të huajt në rast integrimi të shkëlqyer për tre vjet mund të bëhen shtetas me pasaportë gjermane

Qeveria gjermane është para disa ndryshimeve në reformën e nënshtetësisë, përcjell albinfo.ch.

Në të ardhmen të huajt në Gjermani do të mund të marrin nënshtetësinë pas pesë vjetësh, në raste integrimi të shkëlqyer edhe pas tre vjetësh. Kriter përjashtues do të ishte antisemitizmi.

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë,  Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.

E mundur nënshtetësia e dyfishtë

Edhe nënshtetësia e dyfishtë është e mundur, sipas projektligjit. Fjala është për lejimin e disa nënshtetësive. “Shumë të ardhur në Gjermani, ndjehen gjermanë, por nuk duan ta ndërpresin plotësisht marrëdhënien me vendin e prejardhjes”, ka thënë Faeser. Në të ardhmen ata nuk do të jenë të detyruar të dorëzojnë një pjesë të identitetit të tyre.

Po ashtu fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin më lehtë nënshtetësinë gjermane. Kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar të paktën pesë vite në Gjermani. Deri më tani ky kusht ishte tetë vite. Politikani për çështjet e brendshme të CDU-së, Alexander Throm e kritikoi reformën e qeverisë, sepse me të “rritet reziku, që të marrin nënshtetësi shumë shpejt personat që nuk janë të integruar sa duhet”. Një integrim pas tre ose pesë vjetësh është shumë i hershëm, ka thënë Throm. “Integrimi ka nevojë për kohën e vet.”

“Shenjë e mirë” – antisemitizmi është kriter përjashtues

Rregullat për integrim më të shpejtë përmes nënshtetësisë nuk do të vlejnë për ata persona që kanë rënë në sy për veprime antisemitiste. “Për të pasur siguri për këtë ne duam të forcojmë verifikimet dhe pyetje të sigurisë të personave që bëjnë kërkesë për nënshtetësi”, është shprehur drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Liberale, FDP, Stephan Thomae për “ZDFheute”.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.

FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.