Gjatë 24 orëve të fundit në tërë teritorin e Kosovës kanë ndodhur jo me pak se 71 aksidente trafiku, ku prej tyre 24 ishin me lëndime si dhe 47 aksidentet tjera vetëm me pasoja materiale, bëhet e ditur sot përmes raportit të fundit nga policia e vendit.
Ndërkaq po për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 106 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/


