Aksidentet në trafik dhe dënimet për kundërvajtje në trafikun rrugor janë rregjistruar edhe gjate 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës.
Nga raporti I fundit, bëhet e ditur se përgjatë kësaj kohe kanë ndodhur: 3 aksidente me fatalite, 23 me lëndime si dhe 15 aksidentet tjera me dëme materiale.
Ndërkaq, janë shqiptuar 1 mijë e 622 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk janë sjellur në përputhje me ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/


