Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
  • Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
  • Moti sot
  • Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
  • Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
  • Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
  • Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova: Njeriu i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi
Lajme Qendrore

Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova: Njeriu i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

adminBy adminJanuary 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në nderim të figurës së tij, 17 vjet pas vdekjes.  

Osmani në një prononcim për media tha se e përkujtojnë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ajo po ashtu theksoi se trashëgimia që Rugova la pas është duke i shërbyer Kosovës si dritë udhërrëfyese në përpjekjet për forcimin e shtetit.

“Sot në përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova e përkujtojmë më mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Natyrisht që është pikërisht trashëgimia që ai la pas, që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pa ndalura që ta forcojmë shtetin tonë, i cili u ndërtua me shumë mund dhe sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe për brezat që vijnë pas.

“Prandaj ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë të cilët e mbështetën Kosovën në ditët më të rënda e më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. Trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe për brezat që vijnë pas. Dëshiroj t’i falënderoj aleatët tanë që na janë bashkuar edhe sot për të treguar nderimin edhe të tyre edhe të shteteve të tyre për presidentin tonë historik”, tha ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojnë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, dhe ndërkombëtarizimin e rezistencës civile

“Vendosëm lule të freskëta të varri i presidentit Rugova. 21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e rezistencës civile”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot

April 18, 2026

27 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës – kujtesë për një nga plagët më të mëdha të luftës

April 16, 2026

Sot moti fillon me diell, vranësirat shtohen gjatë ditës

April 9, 2026
Mos humbni
Kronikë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

By adminApril 18, 2026

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet e sigurisë, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar…

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

April 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë

April 18, 2026

Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar

April 18, 2026

Moti sot

April 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.